Një strehë kafshësh në rrezik. Një sekret tronditës. Dhe një rivalitet që nuk ndalet!
Niki Maksuell zbulon se Brendon, djali që asaj i pëlqen shumë, punon si vullnetar në një strehëz kafshësh, që rrezikon të mbyllet. Por kur Brendon i tregon se sa shumë është mërzitur, Niki vendos të bëjë gjithçka që mundet për ta shpëtuar strehën.
Së bashku me shoqet e saj më të mira, Kloe dhe Zoi, Niki merr pjesë në një garë patinazhi në akull me dëshirën për të mbledhur para për të shpëtuar kafshët.
Por, sigurisht, Mekenzi Hollister nuk ka ndërmend ta lejojë Nikin të bëhet heroina e ngjarjes! Ajo përpiqet t’i marrë gjithë meritat për veten.
Ndaj Niki duhet të përdorë zgjuarsinë, kreativitetin dhe ndihmën e shoqeve të saj për të shpëtuar strehën, si dhe të mos e lejojë Mekenzin që t’ia prishë planet.
A do t’ia dalë Niki të shpëtojë kafshët dhe të tregojë se, një zemër e mirë vlen më shumë se fama?
Zbuloje në këtë aventurë plot humor, miqësi, emocion dhe sfida!
Rachel Renèe Russell është shkrimtarja numër një më e shitur sipas New York Times e serisë së librave që bëri bujë të madhe Ditarët e Peshkopes dhe serisë më të shitur Aventurat e Maks Çapkënit. Në mbarë botën qarkullojnë më shumë se pesëdhjetë e pesë milionë kopje të librave të saj, të cilët janë përkthyer në tridhjetë e shtatë gjuhë të ndryshme. Asaj i pëlqen shumë të punojë me vajzën e saj Nikin, e cila e ndihmon me ilustrimin e librave.
Mesazhi i Rachel- it është: “Duhet të jeni gjithnjë krenare që jeni një Peshkope!”