Rruga e Nikit drejt famës! Një sekret, një konkurs talentesh dhe rivalitet i fortë!
Niki Maksuell më në fund po përshtatet me shkollën e re. Por ajo ka një sekret të madh që nuk dëshiron ta zbulojë askush: babai i saj punon si dezinfektues i shkollës, në këmbim të bursës që i lejon Nikit të ndjekë shkollën private. Nëse ky sekret zbulohet, Niki ka frikë se do ta humbë famën e saj.
Kur në shkollë shpallet një konkurs talentesh, me një bursë shkollore si çmim për fituesin, Niki sheh mundësinë perfekte për të ndryshuar gjithçka! Asaj i pëlqen të këndojë dhe kërcejë dhe tani mund të argëtohet me shoqet e saj, ndërkohë që lufton për çmimin e madh. 🎶💃
Por rruga drejt suksesit nuk do të jetë e lehtë. Niki duhet të përballet me rivalitet, konflikte mes shoqeve dhe një “divë” që nuk ka ndërmend t’ia bëjë gjërat të lehta.
A do të arrijë Niki ta fitojë konkursin, të mbrojë sekretin e saj dhe, mbi të gjitha, ta çlirojë babain nga detyrimi i tij?
Nëse të pëlqejnë muzika, miqësia, humori dhe aventurat plot surpriza, vijoje leximin e serisë!
Rachel Renèe Russell është shkrimtarja numër një më e shitur sipas New York Times e serisë së librave që bëri bujë të madhe Ditarët e Peshkopes dhe serisë më të shitur Aventurat e Maks Çapkënit. Në mbarë botën qarkullojnë më shumë se pesëdhjetë e pesë milionë kopje të librave të saj, të cilët janë përkthyer në tridhjetë e shtatë gjuhë të ndryshme. Asaj i pëlqen shumë të punojë me vajzën e saj Nikin, e cila e ndihmon me ilustrimin e librave.
Mesazhi i Rachel- it është: “Duhet të jeni gjithnjë krenare që jeni një Peshkope!”