Është ditëlindja e Nikit! A do të jetë festa e ëndrrave apo një katastrofë e vërtetë? 🎉💕
Niki Maksuell dhe shoqet e saj më të mira, kloe dhe Zoi, kanë filluar të planifikojnë një festë madhështore ditëlindjeje. Ato kanë ide të mëdha dhe duan që kjo të jetë festa më e paharrueshme!
Por ka vetëm një problem: mamaja e Nikit nuk e pranon buxhetin që I nevojitet për ta realizuar festën. E zhgënjyer, Niki mendon të heqë dorë nga gjithçka. 😩
Por, ndodhin disa kthesa të papritura dhe Niki merr ndihmë pikërisht nga personi që nuk do ta kishte imagjinuar kurrë! 😱
Tani festa mund të marrë një drejtim krejt tjetër dhe Niki do të përjetojë një ditëlindje që nuk do ta harrojë kurrë.
A do të realizohet festa madhështore e Nikit?
Kush do ta ndihmojë atë në momentin më të vështirë?
A do të përfundojë gjithçka si një festë fantastike apo në një katastrofë?
Zbulo aventurën e ditëlindjes më të çmendur të Nikit!
Rachel Renèe Russell është shkrimtarja numër një më e shitur sipas New York Times e serisë së librave që bëri bujë të madhe Ditarët e Peshkopes dhe serisë më të shitur Aventurat e Maks Çapkënit. Në mbarë botën qarkullojnë më shumë se pesëdhjetë e pesë milionë kopje të librave të saj, të cilët janë përkthyer në tridhjetë e shtatë gjuhë të ndryshme. Asaj i pëlqen shumë të punojë me vajzën e saj Nikin, e cila e ndihmon me ilustrimin e librave.
Mesazhi i Rachel- it është: “Duhet të jeni gjithnjë krenare që jeni një Peshkope!”