Pushimet po afrojnë, por drama e Nikit sapo ka filluar! 💕📖
Viti shkollor po përfundon dhe Niki Maksuell duhet të vendosë se si do ta kalojë verën. Por gjërat bëhen edhe më të ndërlikuara kur ajo fillon të kalojë kohë me një djalë të ri dhe simpatik, i cili është nxënës vizitor. 😍
Në fillim duket si një miqësi e pafajshme, por Niki nuk mund të mos shqetësohet: A mund ta prishë kjo miqësinë e saj me Kloe dhe Zoin? Dhe, mbi të gjitha, a mund të dëmtojë marrëdhënien e saj me Brendonin, djalin që ajo pëlqen? 💔
Niki duhet të përballet me ndjenjat e saj, miqësitë dhe një situatë të re romantike, ndërkohë që vera po afron.
A do të arrijë Niki t’i mbajë të gjithë të lumtur, apo kjo miqësi e re do të sjellë një tjetër të papritur?
Zbuloje në këtë aventurë plot humor, emocione dhe të papritura!
Rachel Renèe Russell është shkrimtarja numër një më e shitur sipas New York Times e serisë së librave që bëri bujë të madhe Ditarët e Peshkopes dhe serisë më të shitur Aventurat e Maks Çapkënit. Në mbarë botën qarkullojnë më shumë se pesëdhjetë e pesë milionë kopje të librave të saj, të cilët janë përkthyer në tridhjetë e shtatë gjuhë të ndryshme. Asaj i pëlqen shumë të punojë me vajzën e saj Nikin, e cila e ndihmon me ilustrimin e librave.
Mesazhi i Rachel- it është: “Duhet të jeni gjithnjë krenare që jeni një Peshkope!”