…“Oh, Zot! Ti po shkruan në një ditar?! Niki, ti je padyshim një PESHKOPE!
Mekenzi, mund të më lësh të qetë?! Epo Niki mund të na tregosh më shumë për veten”...
A je gati të hysh në botën e Nikit? Shkollë e re, një vajzë mendjemadhe, një pëlqim i ri. Dhe një ditar ku mund të shkruajë gjithçka!
Niki sapo është transferuar në Westchester Country Day, por jeta në shkollën e re nuk është aspak ashtu siç e kishte imagjinuar. Ajo duhet të përballet me mjedisin e ri, por mbi të gjitha, me Mekenzi Hollister, vajzën që duket se do t’ia bëjë çdo ditë edhe më të vështirë. Fatkeqësisht, Niki ka edhe një problem tjetër: dollapi i saj është pikërisht pranë atij të Mekenzit! 😱
Me humor, sekrete, miqësi dhe plot situata të papritura, ky ditar na tregon se të jesh e re në një shkollë nuk është gjithmonë e lehtë… por mund të jetë edhe shumë zbavitëse!
Nëse dëshiron të qeshësh, të surprizohesh dhe të zbulosh çfarë do t’i ndodhë Nikit, nise leximin e serisë dhe bëhu pjesë e aventurës së saj!
Ilustrimet janë gjithashtu të krijuara me situata plot humor dhe zbavitëse.
Rachel Renèe Russell është shkrimtarja numër një më e shitur sipas New York Times e serisë së librave që bëri bujë të madhe Ditarët e Peshkopes dhe serisë më të shitur Aventurat e Maks Çapkënit. Në mbarë botën qarkullojnë më shumë se pesëdhjetë e pesë milionë kopje të librave të saj, të cilët janë përkthyer në tridhjetë e shtatë gjuhë të ndryshme. Asaj i pëlqen shumë të punojë me vajzën e saj Nikin, e cila e ndihmon me ilustrimin e librave.
Mesazhi i Rachel- it është: “Duhet të jeni gjithnjë krenare që jeni një Peshkope!”