Lapsat me ngjyra të Dunkanit kanë karaktere shumëngjyrëshe. Pasi Dunkani qetësoi ndjenjat e lënduara të ngjyrave që ishin pjesë e kryengritjes, tani i duhet të përballet me kërkesat për ndihmë që vijnë nga pjesa tjetër.
Kuqërremi kishte përfunduar poshtë shilteve të divanit dhe, kur babi u ul, pa dashje e copëtoi. Llullaqi s’di se si kishte hyrë brenda makinës tharëse dhe nga nxehtësia koka i qe ngjitur si mastiç te njëri nga çorapët zhuls të Dunkanit. Secila nga ngjyrat ka një histori për të na rrëfyer dhe një arsye të fortë për t’u kthyer në shtëpi, te kutia e vet.
Një rrëfenjë po aq argëtuese dhe fëminore sa edhe libri i parë “Dita kur ngjyrat ngritën krye”, fitues i çmimit “Red House” në kategorinë e letërsisë për fëmijë në vitin 2015, përzgjedhur dhe votuar nga vetë vogëlushët.
DREW DAYWALT është autori i librit të mirënjohur “Dita kur ngjyrat ngritën krye”, me të cilin u bë fitues i çmimit: “Libri më i mirë i vitit për lexim me zë”. Atij i pëlqen të krijojë histori gazmore për fëmijë, sepse argëtohet së tepërmi me mimikat e qeshura që bëjnë ata teksa i dëgjojnë.
Drew jeton në Kaliforni me bashkëshorten, me dy fëmijët e tij dhe me shumë kuti me bojëra dhjami të bëra copë e çikë, por shumë të pëlqyera dhe aspak të shpërdoruara.
OLIVER JEFFERS krijon art që nuk njeh moshë. Librat e tij me ilustrime, veçanërisht “Dita kur ngjyrat ngritën krye” (shkruar nga Drew Daywalt), kanë marrë vlerësime të shumta dhe janë përkthyer në shumë gjuhë anembanë botës. Origjina e tij është nga Belfasti i Irlandës Veriore, ndërkohë që tashmë ai jeton dhe krijon në Bruklin, Nju-Jork.
Çdo kontratë të rëndësishme ai e nënshkruan me një laps dhjami.