Vogëlushi Dunkan kishte dëshirë të ngjyroste. Por, ç’të shihte?! Sapo hapi kutinë e tij të ngjyrave, gjeti në të veç letra me të njëjtin mbishkrim: Heqim dorë! Lapsat e tij me ngjyra janë të lodhur dhe kanë ankesa e pakënaqësi.
Bezha është e lodhur nga të qenët përherë nënhija e Kafes. Kaltëroshi kërkon pak pushim pas ngjyrosjes së gjithë atij uji, ndërkohë që Roza është mërzitur nga të ndenjurit kot. Gjelbërushi s’ka asnjë pakënaqësi, kurse Portokalli dhe Verdhacuku nuk i flasin më me gojë njëri-tjetrit.
Çfarë do të bëjë vallë Dunkani? A do të mundet t’I gëzojë ngjyrat?
Ky është libri i parë i shkruar nga Drew Daywalt-I në bashkëpunim me krijuesin e mirënjohur të librave me ilustrime Oliver Jeffers-in, i cili
e veshi plot ngjyra e humor këtë histori imagjinare që do t’i bëjë fëmijët të argëtohen e të luajnë me ngjyrat e tyre siç nuk kanë bërë kurrë më parë.
Një libër bestseller me të cilin fëmijët dhe të rriturit do të kënaqen e do ta lexojnë përsëri e përsëri…
Fitues i çmimit letrar “E.B. White për librat që fëmijëve u lexohen me zë”.
DREW DAYWALT është autori i librit të mirënjohur “Dita kur ngjyrat ngritën krye”, me të cilin u bë fitues i çmimit: “Libri më i mirë i vitit për lexim me zë”. Atij i pëlqen të krijojë histori gazmore për fëmijë, sepse argëtohet së tepërmi me mimikat e qeshura që bëjnë ata teksa i dëgjojnë.
Drew jeton në Kaliforni me bashkëshorten, me dy fëmijët e tij dhe me shumë kuti me bojëra dhjami të bëra copë e çikë, por shumë të pëlqyera dhe aspak të shpërdoruara.
OLIVER JEFFERS krijon art që nuk njeh moshë. Librat e tij me ilustrime, veçanërisht “Dita kur ngjyrat ngritën krye” (shkruar nga Drew Daywalt), kanë marrë vlerësime të shumta dhe janë përkthyer në shumë gjuhë anembanë botës. Origjina e tij është nga Belfasti i Irlandës Veriore, ndërkohë që tashmë ai jeton dhe krijon në Bruklin, Nju-Jork.
Çdo kontratë të rëndësishme ai e nënshkruan me një laps dhjami.