Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Dita kur gjyshja bllokoi internetin
Humor / Emocione

Dita kur gjyshja bllokoi internetin

800 Lekë

Një ditë pa internet shndërrohet në një ngjarje që askush nuk do ta harrojë.

Maksi nuk luan dot me celularin e tij, Luiza nuk dëgjon dot muzikë, ndërsa gjyshi nuk sheh dot televizor. Madje dhe mami e babi u kthyen herët në shtëpi, sepse nuk punonin dot pa internet. Ndërsa jashtë mbretëron kaosi, në shtëpi familja zbulon se mund të argëtohet edhe pa Wi-Fi.

Ndonjëherë duhet një gjyshe që nuk kupton fare nga teknologjia, që të gjithë të kuptojnë se sa bukur është të bisedosh dhe të kalosh kohë bashkë në familje.

Për të gjithë fëmijët (dhe prindërit) që pëlqejnë ngjarje gazmore, të papritura dhe aventura familjare.

Autor
Marc-Uwe Kling
Ilustrues
Astrid Henn
Përkthyes
Afërdita Mali
ISBN
978-9928-341-19-8
Faqe
72
Botimi
2021
Mosha e sugjeruar
6 – 10 vjeç
Për Marc-Uwe Kling

Marc-Uwe Kling është shkrimtar dhe këngëtar gjerman. Ka studiuar filozofi dhe teatër në Universitetin e Lirë të Berlinit. Shkruan libra për fëmijë me ngjarje gazmore. Si për shembull për një kangur të prapë. Ose për një princeshë kokë-qyrre ose për njeriun e Pashkëve. Sa herë që i duhet të bëjë pushim nga krijimtaria, ai merret me lojëra, ose bën muzikë me grupin e tij. "Dita kur gjyshja bllokoi internetin" është libri i dytë për fëmijë i Marc-Uve Kling.

Për Astrid Henn

Astrid Henn pas studimeve për komunikim vizual punoi si dizenjuese në disa agjenci reklamash në Hamburg. Që nga ajo kohë punon si ilustruese, duke vizatuar personazhet në libra të bukur, si për shembull njeriun e Pashkëve, princeshën kokë-qyrre dhe gjyshen që e bllokoi internetin pa dashje.