Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Ç’të bësh kur të shpërthen zemërimi
Ç'të bësh

Ç’të bësh kur të shpërthen zemërimi

700 Lekë

Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin problemet me gjaknxehtësinë

A e dije se zemërimi është si zjarri? Ai fillon me një shkëndijë, na mbush me energji dhe na nxit. Por ama, mund të na dalë nga kontrolli, duke bërë që të përfundojmë në telashe. Nëse je fëmijë që merr flakë shpejt, që zemërimi të shpërthen shpesh dhe që inati yt bëhet i papërmbajtshëm, atëherë ky libër është pikërisht për ty.

Udhëzuesi Ç’të bësh kur të shpërthen zemërimi i orienton fëmijët dhe prindërit përmes teknikave konjitive-sjellore, të cilat përdoren për trajtimin problemeve me zemërimin.

Shembujt përfshirës, ilustrimet e bukura dhe udhëzimet hap pas hapi u mësojnë fëmijëve një sërë metodash “për ta racionuar” zemërimin, “për t’i ftohur” mendimet gjaknxehta, si dhe për t’i mbajtur nën kontroll veprimet e zemërimit, duke i bërë fëmijë të qetë dhe efektivë.

Ky libër ndërveprues vetë-ndihmës është një udhëzues për edukimin, motivimin dhe fuqizimin e fëmijëve dhe i ndihmon ata të ndryshojnë për të mposhtur zemërimin.

Autor
Dawn Huebner
Ilustrues
Bonnie Mathews
Përkthyes
Aulona Ormeni
ISBN
978-9928-286-20-8
Faqe
96
Botimi
2019
Mosha e sugjeruar
6 - 12 vjeç
Për Dawn Huebner

Dawn Huebner PH.D. është psikologe klinike në Exeter, New Hampshire, e specializuar në trajtimin e fëmijëve dhe prindërve të tyre. Udhëzuesit “Ç’të bësh kur…” – shpjegojnë koncepte komplekse psikologjike përmes metaforave, gjuhës së thjeshtë dhe humorit që fëmijët mund t’i kuptojnë lehtësisht.

Të gjithë librat e Dr. Huebner pasqyrojnë filozofinë e saj se fëmijët mund dhe duhet të mësohen të ndihmojnë veten, dhe se ata janë të aftë të kapërcejnë edhe sfida që në fillim duken të pakapërcyeshme.

Për Bonnie Mathews

Arti i plot ngjyra dhe stil të këndshëm i Bonnie Matthews shfaqet në shumë libra dhe revista për fëmijë. Ajo jeton në Baltimore.