Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Ç’të bësh kur shqetësohesh shumë
Ç'të bësh

Ç’të bësh kur shqetësohesh shumë

700 Lekë

Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin ankthin

A e dije se shqetësimet janë si domatet? Jo, ato nuk mund të hahen, por ti mund t’i rrisësh vetëm duke u kushtuar vëmendje. Nëse shqetësimet e tua janë rritur aq shumë sa të bezdisin gati çdo ditë, atëherë ky libër është për ty.

Udhëzuesi Ç’të bësh kur shqetësohesh shumë i udhëheq fëmijët dhe prindërit përmes teknikave konjitive-sjellore, të cilat përdoren shpesh për trajtimin e ankthit.

Metaforat dhe ilustrimet me humor i bëjnë konceptet dhe strategjitë të thjeshta për t’u kuptuar. Ndërsa udhëzimet hap pas hapi dhe tepër praktike të veprimtarive, si dhe vizatimet apo shkrimet me të cilat ato shoqërohen u vijnë në ndihmë fëmijëve që të zotërojnë aftësi të reja për zvogëlimin e ankthit.

Ky libër ndërveprues dhe vetëndihmës është një burim gjithëpërfshirës edukimi, motivimi dhe fuqizimi, që u shërben fëmijëve për kapërcimin e ankthit.

Autor
Dawn Huebner
Ilustrues
Bonnie Mathews
Përkthyes
Aulona Ormeni
ISBN
978-9928-286-17-8
Faqe
80
Botimi
2019
Mosha e sugjeruar
6 - 12 vjeç
Për Dawn Huebner

Dawn Huebner PH.D. është psikologe klinike në Exeter, New Hampshire, e specializuar në trajtimin e fëmijëve dhe prindërve të tyre. Udhëzuesit “Ç’të bësh kur…” – shpjegojnë koncepte komplekse psikologjike përmes metaforave, gjuhës së thjeshtë dhe humorit që fëmijët mund t’i kuptojnë lehtësisht.

Të gjithë librat e Dr. Huebner pasqyrojnë filozofinë e saj se fëmijët mund dhe duhet të mësohen të ndihmojnë veten, dhe se ata janë të aftë të kapërcejnë edhe sfida që në fillim duken të pakapërcyeshme.

Për Bonnie Mathews

Arti i plot ngjyra dhe stil të këndshëm i Bonnie Matthews shfaqet në shumë libra dhe revista për fëmijë. Ajo jeton në Baltimore.