Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin Çrregullimin Obsesiv Kompulsiv
A e dije se njerëzit kanë disa filtra mendorë? Ata shërbejnë që truri të mos bëhet rrëmujë prej mendimeve të padobishme. Ndonjëherë ndodh që këta filtra ngatërrohen ose bllokohen, kështu që truri ngec me mendime që i torturojnë vërtet fëmijët. Nëse kjo gjë të ka ndodhur edhe ty, pra, nëse e ke të vështirë të ndihesh i sigurt ose i mbrojtur për shkak se disa mendime të mbajnë peng, ky libër është për ty.
Udhëzuesi Ç’të bësh kur mendja të mbetet peng i orienton fëmijët dhe prindërit e tyre përmes teknikave konjitive-sjellore të përdoruara për të trajtuar problemet e Çrregullimit ObsesivKompulsiv. Ky libër vetë-ndihmës interaktiv i shndërron fëmijët në super-detektivë, të cilët mund të dallojnë dhe t’i përgjigjen në mënyrën e duhur rrengjeve të ÇOK-ut.
Me shembujt ndërveprues, aktivitetet dhe udhëzimet hap pas hapi, ai u vjen në ndihmë fëmijëve që të zotërojnë aftësitë e nevojshme për t’u çliruar nga mendimet fiksuese dhe nevojat e ngutshme të ÇOK-ut, si dhe të jetojnë më të lumtur.
Ky udhëzues është burim gjithëpërfshirës për edukimin, motivimin dhe fuqizimin e fëmijëve, për të punuar drejt ndryshimit.
Claire A. B. Freeland është psikologe klinike dhe autore e vlerësuar me disa çmime, e vlerësuar për librat e saj për fëmijë dhe adoleshentë. Në librat e saj, në bashkëautorësi me Jacqueline B. Toner, ajo trajton tema të rëndësishme të botës emocionale të fëmijëve që i ndihmojnë ata të përballen me frikën, zilinë, xhelozinë dhe sfidat e përditshme. Disa nga librat e saj janë përkthyer në disa gjuhë.
Jacqueline B. Toner është psikologe klinike në Baltimorë, Maryland, me mbi tridhjetë vite përvojë në praktikën e punës me fëmijë dhe prindër. Së bashku me psikologen Claire A. B. Freeland, është bashkautore e disa librave praktikë dhe edukativë, ndër të cilët spikat seria Ç’të bësh, që i ndihmon fëmijët të kuptojnë dhe të përballojnë emocione dhe vështirësi të ndryshme, si frika, xhelozia, ankthi social dhe frika nga gabimet.
Librat e saj ndërthurin njohuritë e psikologjisë me ushtrime dhe këshilla praktike, duke u ofruar fëmijëve dhe prindërve mjete konkrete për të zhvilluar vetëbesimin, qëndrueshmërinë emocionale dhe aftësitë për të përballuar sfidat e përditshme.
Janet McDonnell është autore dhe ilustruese amerikane, e njohur për punën e saj në librat për fëmijë. Me një përvojë të gjatë në fushën e edukimit, ajo ndërthur ndjeshmërinë ndaj botës së fëmijëve me krijimtarinë artistike, duke ilustruar libra që trajtojnë emocione, marrëdhënie dhe sfida të përditshme të fëmijërisë.