Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Ç’të bësh kur gabimet të futin dridhmat
Ç'të bësh

Ç’të bësh kur gabimet të futin dridhmat

700 Lekë

Udhëzues për fëmijë: si të pranojnë se nuk janë të përkryer

Eksploruesit zbulojnë vende ku nuk kanë qenë kurrë më parë. Ndonjëherë u duhet kohë për të bërë zbulimet e tyre. Mund të kenë vështirësi të kuptojnë hartat. Mund të marrin rrugën e gabuar. Madje mund t’u duhet ta nisin ekspeditën nga e para!

Nëse eksploruesit nuk do të ishin në gjendje t’i pranonin gabimet dhe të vazhdonin përpara, ndoshta nuk do të bënin kurrë asnjë zbulim!

A të duket sikur po flasim për ty?

Nëse e ke të vështirë t’i pranosh gabimet, nëse përpiqesh të kesh gjithmonë të drejtë ose shqetësohesh se mos nuk je më i miri, ky libër është për ty!

Është krejt e natyrshme të kesh frikë se mos bën gabime. Për shembull, mund të kesh frikë se mos thua diçka të gabuar gjatë një takimi ose se mos humb rrugën kur udhëton në një qytet të ri. Edhe fëmijët mund të mendojnë në këtë mënyrë.

Në fakt, disa fëmijë kanë aq shumë frikë të bëjnë gabime, saqë mund të tërhiqen nga sfidat dhe t’ua hedhin fajin të tjerëve për gabimet e tyre. Një fëmijë mund të heqë dorë nga një aktivitet nga frika se nuk do të jetë i shkëlqyer.

Ky libër interaktiv vetëndihmues është një udhëzues i plotë për edukimin, motivimin dhe fuqizimin e fëmijëve që të mësojnë t’i përballojnë gabimet — në mënyrë që të mund të eksplorojnë territore të reja pa frikë!

Disa këshilla të dobishme për t’u mbajtur mend:

Vlerëso më shumë përpjekjen sesa rezultatin.

Lejoje fëmijën të bëjë gabime — mos ia bëj ti detyrat.

Mësoje të humbasë me dinjitet.

Autor
Claire A.B. Freeland, Jacqueline B. Toner
Ilustrues
Janet McDonnell
Përkthyes
Aulona Ormeni
ISBN
978-9928-286-37-6
Faqe
96
Botimi
2019
Mosha e sugjeruar
6 - 12 vjeç
Për Claire A.B. Freeland

Claire A. B. Freeland është psikologe klinike dhe autore e vlerësuar me disa çmime, e vlerësuar për librat e saj për fëmijë dhe adoleshentë. Në librat e saj, në bashkëautorësi me Jacqueline B. Toner, ajo trajton tema të rëndësishme të botës emocionale të fëmijëve që i ndihmojnë ata të përballen me frikën, zilinë, xhelozinë dhe sfidat e përditshme. Disa nga librat e saj janë përkthyer në disa gjuhë.

Për Jacqueline B. Toner

Jacqueline B. Toner është psikologe klinike në Baltimorë, Maryland, me mbi tridhjetë vite përvojë në praktikën e punës me fëmijë dhe prindër. Së bashku me psikologen Claire A. B. Freeland, është bashkautore e disa librave praktikë dhe edukativë, ndër të cilët spikat seria Ç’të bësh, që i ndihmon fëmijët të kuptojnë dhe të përballojnë emocione dhe vështirësi të ndryshme, si frika, xhelozia, ankthi social dhe frika nga gabimet.

Librat e saj ndërthurin njohuritë e psikologjisë me ushtrime dhe këshilla praktike, duke u ofruar fëmijëve dhe prindërve mjete konkrete për të zhvilluar vetëbesimin, qëndrueshmërinë emocionale dhe aftësitë për të përballuar sfidat e përditshme.

Për Janet McDonnell

Janet McDonnell është autore dhe ilustruese amerikane, e njohur për punën e saj në librat për fëmijë. Me një përvojë të gjatë në fushën e edukimit, ajo ndërthur ndjeshmërinë ndaj botës së fëmijëve me krijimtarinë artistike, duke ilustruar libra që trajtojnë emocione, marrëdhënie dhe sfida të përditshme të fëmijërisë.