Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Ç’të bësh kur frikësohesh nga shtrati
Ç'të bësh

Ç’të bësh kur frikësohesh nga shtrati

700 Lekë

Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin problemet me gjumin

A nuk do të ishte mrekullia vetë të hidheshim mbi shtrat, të tulateshim nën shtroja dhe të na zinte gjumi menjëherë pa ankthe pa frikë? Pa i bërë veshët pipëz për të dëgjuar zhurma e pa menduar për njerëzit e këqij? Pa u çuar për të pirë ndonjë gotë ujë a lëng, apo pa shkuar edhe një herë në tualet? Koha për gjumë është e vështirë për shumë fëmijë. Nëse edhe ty të zë frika të shkosh në shtrat për të fjetur dhe je i bindur se asgjë veç magjisë nuk funksionon për të të zënë gjumi, atëherë ky libër është për ty.

Udhëzuesi Ç’të bësh kur frikësohesh nga shtrati i udhëheq fëmijët dhe prindërit e tyre përmes teknikave konjitive-sjellore që përdoren për trajtimin e problemeve me gjumin. Frikërat, ngarkesa mendore, shqetësimet trupore, dhe varësia e tepërt nga prindërit mund të mposhten, ndërkohë që fëmija fiton aftësitë që i nevojiten për të pasur net më të qeta. Ky libër ndërveprues vetë-ndihmës është një udhëzues për edukimin, motivimin dhe fuqizimin e fëmijëve që të arrijnë të flenë në kohën e duhur dhe të qëndrojnë t të je në gjumë... si me magji!

Autor
Dawn Huebner
Ilustrues
Bonnie Mathews
Përkthyes
Aulona Ormeni
ISBN
978-9928-286-33-8
Faqe
92
Botimi
2019
Mosha e sugjeruar
6 - 12 vjeç
Për Dawn Huebner

Dawn Huebner PH.D. është psikologe klinike në Exeter, New Hampshire, e specializuar në trajtimin e fëmijëve dhe prindërve të tyre. Udhëzuesit “Ç’të bësh kur…” – shpjegojnë koncepte komplekse psikologjike përmes metaforave, gjuhës së thjeshtë dhe humorit që fëmijët mund t’i kuptojnë lehtësisht.

Të gjithë librat e Dr. Huebner pasqyrojnë filozofinë e saj se fëmijët mund dhe duhet të mësohen të ndihmojnë veten, dhe se ata janë të aftë të kapërcejnë edhe sfida që në fillim duken të pakapërcyeshme.

Për Bonnie Mathews

Arti i plot ngjyra dhe stil të këndshëm i Bonnie Matthews shfaqet në shumë libra dhe revista për fëmijë. Ajo jeton në Baltimore.