GJINIA, RACA DHE IDENTITETI - Douglas Murray investigon çrregullimin e kulturës “woke” dhe ngritjen e politikave të identitetit.
Me një prozë të gjallë dhe brisk të mprehtë ai ekzaminon çështjet më kontroversiale të kohës: seksualizmin, gjininë, teknologjinë dhe racën, me interlude në bazat e “wokeness” marksiste, ndikimin e teknologjisë dhe si duhet të mësojmë të jemi të aftë për të falur në kulturën gjithnjë në rritje online.
Një nga shkrimtarët e pakët që guxon t’u kundërvihet pikëpamjeve mbizotëruese dhe të vërë në dyshim ndryshimet dramatike të shoqërisë sonë – duke filluar nga ripërcaktimi i gjinisë së fëmijëve e deri te ndikimi i të drejtave transgjinore te gratë – libri penetrues i argumentuar me mjeshtëri i Murray-it, i botuar tani me një pasthënie të re, çan një shteg normaliteti përmes mjegullës së situatës së vështigrë moderne.
Douglas Murray është redaktor i asociuar i “The Spectator” dhe autor i “Vetëvrasja e Europës”, libër i cili për 19 javë me radhë ka qenë bestseller i “Sunday Times”. Librat e tij janë përkthyer në 30 gjuhë dhe janë cituar nga politikanë, gazetarë dhe autorë anembanë botës.