Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Bumerang
Politikë / Ekonomi

Bumerang

800 Lekë

Udhëtime në botën e tretë të re

Tsunami i kredisë së lirë, që u përhap nëpër planet ndërmjet viteve 2002 dhe 2008, ishte më tepër se një fenomen i thjeshtë financiar: ishte një tundim që iu dha shans shoqërive të zbulojnë aspekte të karakterit të tyre, të cilat ato nuk do të mund t’i përballonin në kushte normale.

Grekët deshën ta kthejnë vendin e tyre në një poçe të madhe shumëngjyrëshe mbushur plot me monedha, ku qytetarët të mund të merrnin parà sa herë që të donin. Gjermanët donin të bëheshin më gjermanë nga sa ishin; irlandezët të mos quheshin më irlandezë.

Duke shfletuar faqet e këtij libri, takojmë një murg të jashtëzakonshëm, i cili e kishte gjetur mënyrën si ta shfrytëzonte kapitalizmin grek, me qëllimin e vetëm që ta shpëtonte manastirin e tij nga falimentimi; një peshkatar që me tri ditë trajnim bëhet tregtar valutash në një bankë islandeze; dhe një ndërtues irlandez, aq të prekur nga falimentimi i biznesit të tij, saqë e përshkon krejt vendin për të sulmuar me ekskavatorin e tij Parlamentin Irlandez.

Hetimi nga Lewis i flluskave përtej kufijve të shteteve është aq i shkëlqyer dhe gazmor deri në trishtim, saqë e çon lexuesin amerikan në një vetëkënaqësi rehatuese të tipit: Ah, këta të huajt budallenj! Por kur Lewis kthehet në një vrojtues të pamëshirshëm në Kaliforni dhe në Washington DC, ne shohim se rrëfenja e këtij libri i ngjason asaj pëlhurës së merimangës që të shkon pas fillit, teksa kuptojmë vështirësitë që i presin vendet e zhytura në borxhe e që janë lakmitare të mëdha.

Autor
Michael Lewis
Përkthyes
Valdet Kodra
ISBN
978-9928-116-30-7
Faqe
190
Botimi
2012
Për Michael Lewis

Michael Lewis është gazetar dhe shkrimtar mjaft i nohur në SHBA. I diplomuar në Princeton University dhe London School of Economics, fillimisht ka punuar në tregun e bonove. Më pas vendosi t’i përkushtohej gazetarisë ekonomike. Lewis ka punuar për The Spectator, New York Times Magazine, si kolumnist te Bloomberg, kontributor te The New Republic dhe lektor në University of California, Berkeley. Ai ka punuar gjithashtu për Conde Nast Portfolio. Në shkurt 2009 iu bashkua stafit të Vanity Fair, ku ka dhënë një kontribut të shquar si editor.

Lewis është autori i librave best-seller Liar’s Poker, Moneyball, The Blind Side dhe The Big Short.

Ai jeton në Berkeley, Kaliforni, me bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij.