Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Brenga e zonjës Braun – 3 (trilogji)
Romane

Brenga e zonjës Braun – 3 (trilogji)

800 Lekë

Libri i tretë i trilogjisë së famshme “Zonja Braun” është një histori me të vërteta njerëzore por edhe plot dhimbje e klasës punëtore të Dublinit.

Kur u bë gjyshe për herë të parë Anjeza Brauni u trondit. Ishte dyzetë e shtatë vjeçe dhe kjo ngjarje e gjeti të papërgatitur. Tashmë familja e saj ishte bërë e madhe dhe shpërndarë gjithandej. Anjeza e kuptoi se “vagabondët” e saj po i rrëshqisnin për duarsh, por kjo nuk do të thoshte se ajo duhet të rrinte duarkryq e të mos bënte asgjë, kur shikonte se si familja e saj si ajo pëlhura e endur me aq mundim po i shthurej para syve.

Por është dashuria ajo që i mban të bashkuar përgjithmonë.

Autor
Brendan O'Carroll
Përkthyes
Ruzhdi Totaj
ISBN
978-9928-219-25-1
Faqe
208
Botimi
2018
Për Brendan O'Carroll

Brendan O’Carroll u lind në qytetin e Dublinit, më 1955. Është dramaturg i shquar dhe humorist i shkëlqyer. Shfaqja e famshme radiofonike “Djemtë e znj. Braun”, që mban autorësinë e tij, është nga më populloret në Irlandë. Ai është autor i trilogjisë Anjeza Brauni, libri i tij i parë “Mami” është bërë film, ku luan aktorja Anjelica Huston. Libri i i tij i dytë është “Vagabondët e Anjezës” dhe i treti, “Brenga e zonjës Braun”. Të tre këta libra prej shumë vitesh qëndrojnë në krye të listës të librave më të shitur në botë.