Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Bota e Ramonës
Trilogji

Bota e Ramonës

800 Lekë

Viti më i bukur nga të gjithë! - Kështu mendoi Ramona se do të ishte klasa e katërt, por jo gjithçka doli siç ajo shpresonte. Sigurisht, ajo ka një shoqe të re që quhet Deisi.

Por, si mund ta përmirësojë germëzimin e saj, duke qenë se mësuesja këmbëngul, apo të bëhet shembull për motrën e saj të vogël, Robertën, ashtu siç pret zonja Kuimbi?

Klasa e katërt është plot me aventura dhe sfida dhe në fund është ditëlindja e “zero dhjetë” për të festuar!

Librat e serisë Ramona… vazhdojnë t’i tërheqin lexuesit, sepse e ngjenë veten në situatat e Ramonës. Janë të duhurit edhe për lexim në familje apo në klasë.

Historitë e Ramonës vazhdojnë

Autor
Beverly Cleary
Ilustrues
Jacqueline Rogers
Përkthyes
Elda Beta
ISBN
978-9928-116-86-4
Faqe
216
Botimi
2015
Mosha e sugjeruar
8 - 12 vjeç
Për Beverly Cleary

Beverly Cleary është një nga shkrimtaret më të famshme amerikane. E lindur në McMinnville, Oregon, ajo e kaloi fëmijërinë në Portland. Kur ishte e vogël, ajo pati vështirësi me leximin, por dashuria për bibliotekat dhe librat e ndihmoi të bëhej një lexuese e apasionuar. Para se të bëhej shkrimtare, punoi si bibliotekare për fëmijë.

Në vitin 1950 botoi librin e saj të parë, Henry Huggins, duke nisur një karrierë që do të zgjaste më shumë se shtatë dekada. Personazhet e saj dallohen për humorin, sinqeritetin dhe mënyrën e veçantë se si pasqyrojnë botën nga këndvështrimi i fëmijëve.

Ndër librat e saj më të njohur është Ramona Kuimbi, 8 vjeç, për të cilin u nderua me çmimin Newbery Honor, ndërsa Dear Mr. Henshaw fitoi Medaljen Newbery në vitin 1984. Për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në letërsinë për fëmijë, Cleary mori gjithashtu çmimin Laura Ingalls Wilder Award.

Me historitë e saj plot humor, ngrohtësi dhe nga realiteti i çdo fëmije, Beverly Cleary krijoi personazhe që vazhdojnë të pëlqehen nga breza të tërë lexuesish. Trashëgimia e saj mbetet një pjesë e rëndësishme e letërsisë klasike për fëmijë.

Për Jacqueline Rogers

Jaqueline Rogers ështe ilustruese profesioniste e librave për fëmijë. Për më shumë se njëzet vjet ka ka ilustruar rreth njëqind libra për fëmijë.