Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Beqar në shpirt
Psikologji

Beqar në shpirt

1500 Lekë

Shoqëria vazhdimisht lëshon paralajmërime të zymta mbi rreziqet e të jetuarit si beqar. Por, a është realisht e domosdoshme gjetja e një bashkëshorti/bashkëshorteje apo partneri për të pasur një jetë të plotë?

Në këtë libër DePaulo flet në emër të miliona njerëzve anembanë globit, që i tërheq fuqishëm beqaria për atë çka ajo ofron. Ekspertja na tregon çfarë do të thotë jo vetëm që të jesh i lumtur si beqar për një farë kohe, por ç’do të thotë që të jesh i lumtur si beqar përgjithnjë.

Në këtë libër monumental trajtohen drejtpërsëdrejti idetë e gabuara në lidhje me jetën e beqarëve, teksa nxirren në pah, vlerësohen dhe mbështeten ata që mendojnë të rrinë beqarë. Në të flitet për kërkimet, studimet e rëndësishme, shoqëruar me shembuj anekdotikë, dhe shumë më tepër se aq për të ndihmuar familjarët dhe miqtë që të arrijnë të kuptojnë. Me një shkrim thellësisht tërheqës dhe të bazuar në të dhënat e shumta, Dr. DePaulo – një profesoreshë dhe studiuese e dalë nga Harvard, fjala e së cilës Ted Talk mbi tërheqjen që ushtron beqaria ka më shumë se 1.6 milion shikime – mbështet lexuesit e çdo gjinie, moshe dhe kulture që janë beqarë në shpirt, si dhe jep këshilla mbi tema aq të ndryshme si vetmia, liria, intimiteti, fëmijët, dhe presioni social.

Të kuptuarit e vetes si beqare në shpirt i dha Dr.De Paulo forcë, kohë, vetëbesim, fuqi, autenticitet, përmbushje të thellë, dhe më shumë se sa kaq. Te Beqar në Shpirt, ajo na tregon çfarë ka mësuar vetë krahas historive të të tjerëve, duke frymëzuar dhe duke i dhënë hov lëvizjes së njerëzve që po ngrihen për të mbrojtur çfarë është e drejtë për ta dhe që, falë saj, po shkëlqejnë e po përparojnë në jetë.

Beqar në Shpirt është për ata që janë beqarë në shpirt dhe ata që nuk janë.

Autor
Bella DePaulo
Përkthyes
Arben Shehu
ISBN
978-9928-481-24-5
Faqe
336
Botimi
2025
Për Bella DePaulo

Bella DePaulo, PhD, është ekspertja më e njohur mbi beqarinë. Ajo është cilësuar nga The Atlantis si “mendimtarja dhe shkrimtarja më e shquar e Amerikës mbi eksperiencën e beqarisë.” Dr.DePaulo krijoi termin “beqar në shpirt” dhe mbajti një fjalim Tedx mbi këtë temë në 2017-ën, i cili deri më sot është parë më shumë se 1.6 milion herë. Ajo është autore e disa librave dhe shkrimet e saj janë publikuar nga New York Times, Washinton Post, Times etj.

Dr.DePaulo ka titullin doktore e shkencave nga Universiteti i Harvardit. Pas dy dekadash si profesoreshë e psikologjisë në Universitetin e Virxhinias, Dr.DePaulo u vendos në Bregun Perëndimor, ku aktualisht është instruktore akademike në Departamentin e Shkencave Psikologjike dhe Neurale në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara. Ajo jeton në Samerlend, Kaliforni.