Mesnata është koha kur shumica e fëmijëve flenë, përveç sigurisht... bandës së mesnatës! Pikërisht atëherë nisin aventurat e tyre...
Mirë se vini në “Bandën e mesnatës”!
“… Tomi, pasi ha kokës një top kriketi, përfundon në spitalin “Lord Fant”, ku përballet me njeriun më të frikshëm që ka parë ndonjëherë. Dhe, kur mendon se gjërat nuk kanë ku të shkojnë më keq, has kryeinfermieren që drejton pavijonin e fëmijëve.
Por Tomit nuk i shkon mendja që do të nisë udhëtimin më epik në jetën e tij.”…
Kjo është historia magjike e pesë fëmijëve të atij pavijoni... në kërkim të aventurave!
Një ngjarje plot humor, fantazi dhe emocion, që tregon se sa vlerë ka miqësia dhe dëshmon se si ëndrrat bëhen realitet.
DAVID WALLIAMS është shkrimtar, aktor dhe komedian. Prej kohësh është një fenomen i letërsisë për fëmijë. Librat e tij janë përkthyer në 55 gjuhë dhe janë shitur në më shumë se pesëdhjetegjashtë milion kopje në mbarë botën. Një nga bashkëpunëtorët më të afërt të tij është ilustruesi Tony Ross, i cili ka ilustruar shumë nga librat e Walliams. Po kështu ai ka bashkëpunuar edhe me piktorin Quentin Blake, të cilin e vlerëson si një nga heronjtë e fëmijërisë së tij.
Librat e Walliams kanë marrë vlerësime të paprecedentë nga kritikët dhe kanë thyer rekorde, duke qëndruar në vendin e parë të letërsisë për fëmijë për 240 javë.
Tony Ross është ilustrues i shkëlqyer dhe autor letërsisë për fëmijë në Britaninë e Madhe. Gjatë karrierës së tij ai ka ilustruar qindra libra për fëmijë dhe njihet për stilin e tij të veçantë, plot humor, gjallëri dhe personazhe ekspresive. Ai ka ilustruar shumë prej librave të David Walliams, duke i bërë historitë më zbavitëse dhe më tërheqëse.
Përveç ilustrimit, Tony Ross ka shkruar edhe libra për fëmijë. Për punën e tij është vlerësuar me shumë çmime në fushën e letërsisë për fëmijë.
Librat e ilustruar prej tij janë botuar në dhjetëra gjuhë dhe në më shumë se 100 vende të botës.