Eshtë viti 1872, kur aventurierja Vesper Holli dhe kujdestari i saj nisen për në vendin e vogël të Ilirisë në kërkim të një thesari (ushtrisë me luftëtarë magjikë) i cili i përkiste sunduesit të dikurshëm. Me të mbërritur në Iliri, Vesperi dhe Brini gjenden mes përleshjes së forcave rebele dhe dikujt që do t’i vihet pas. Nëse ka ndonjë njeri që mund t’ia dalë mbanë në të tilla situata të vështira, ajo është Vesperi.
Lloyd Alexander (1924–2007) është një nga autorët më të njohur amerikanë të letërsisë për fëmijë dhe të rinj. Ai lindi në Philadelphia, SHBA, dhe shkroi më shumë se 40 libra gjatë karrierës së tij. U bë veçanërisht i njohur për imagjinatën, aventurën, kulturën dhe ngjarjet nga mitologjia. Librat e tij vazhdojnë të lexohen dhe të vlerësohen për ndërthurjen mes fantazisë, humorit dhe aventurës.