Mos u bëni një stereotip. Filloni të bëheni vetja juaj e vërtetë dhe e shkëlqyer! A e zini veten mat, duke thënë se jeta është e padrejtë? Ose se ju jeni një viktimë e të pasurit së tepërmi detyra? Ose se mësuesit po kapen me ju për hiç gjë? Ose jeni duke fajësuar nënën tuaj kur nuk mund të gjeni këmishën tuaj të preferuar? Ashtu si mendoja!
Po, ju jeni një adoleshent dhe jeni nën një trysni të jashtëzakonshme... Shkolla, miqtë, detyrat e shtëpisë, provimet, mësuesit, prindërit, marrëdhëniet, të dukesh bukur... shtoni sa të doni. Por, mos rrini duarkryq, duke shfryrë. Po sikur të motivoheshit, të mblidhnit energji dhe të fillonit të bënit ndryshimin?
Arti i të qenit një adoleshent i shkëlqyer ju mëson se si të bëheni versioni më i mirë i vetes suaj dhe se si ta gjeni se cili është ai, me saktësi. Ju do të gjeni rrugën tuaj drejt të qenit i shkëlqyer në shkollë, punë dhe në jetën tuaj në përgjithësi.
Zbuloni veten tuaj të vërtetë dhe çfarë dëshironi në jetë.
Hiqni dorë nga ankesat dhe lëvizni tani, ndërsa ka ende kohë.
Hiqni dorë nga zakonet e këqija përpara se ato të kthehen në personalitetin tuaj.
Gjeni se si dëshironi të kontribuoni dhe një mënyrë për ta bërë këtë.
Mos e lini jetën t’ju kalojë përpara syve; është koha të filloni të jetoni më mirë tani, kështu që kur “më vonë” t’ju dalë në shteg, ta keni të sigurt se ajo ka për të qenë absolutisht e shkëlqyer!
Andy Cope është mësues, trajner, motivues dhe autor. Ka punuar në fushën e psikologjisë pozitive dhe është marrë me studimin e lumturisë, mirëqenies dhe pozitivitetit në kuadër të doktoraturës në "Loughborough University". Ka një audiencë ndërkombëtare dhe ka folur në konferenca biznesi dhe në më shumë se 300 shkolla. Ka shkruar libra për zhvillimin personal për të rritur dhe adoleshentë, si edhe serinë e suksesshme “Spy Dog” të Puffin.
Andy Whittaker është trajner, autor bestseller, trajner dhe humorist. Është bashkëautor i librit me Andy Cope. Ka zhvilluar trajnime për kompani dhe institucione të ndryshme, përfshirë DHL, IKEA, Pirelli dhe National Trust.
Darrell Woodman ka punuar fillimisht në radio lokale dhe më pas iu përkushtua filozofisë dhe psikologjisë pozitive. Ka studiuar Applied Positive Psychology dhe zhvillon konferenca dhe workshop-e. Është bashkëautor i librit dhe ka punuar edhe në programet e zhvillimit personal për shkollat.
Amy Bradley është ilustruese britanike. Ilustrimet e saj janë të vizatuara me dorë dhe më pas kombinohen me teknika digjitale. Stili i saj është argëtues dhe i veçantë, duke i dhënë librit një pamje të bukur dhe të përshtatshme për adoleshentët.