Kaili Kilei ka dy vëllezër më të mëdhenj; njëri është i pari në sporte dhe tjetri gjeni në mësime. Ndaj është e vështirë të fitosh një garë, kur je duke luajtur me ta. Por në lojërat e tavolinës të gjithë mund të kenë fat për të fituar... mjafton një hedhje e mirë e zareve, tërheqja e letrës me fat dhe disa marifete.
Kur Kaili merr vesh se krijuesi më i famshëm i lojërave në botë ka projektuar bibliotekën e re në qytet dhe në hapjen e saj do të zhvillojë një lojë në të cilën pjesëmarrësit do të kyçen në bibliotekë, ai është i vendosur të marrë pjesë. Por ai nuk ka kuptuar se marrja pjesë në të është veçse pjesa më e lehtë. Dalja prej saj kërkon më shumë sesa thjesht fat në hedhjen e zareve, një letër të mirë dhe ca marifete... Rreziku për të humbur është vërtet i madh.
TË FITOSH NJË FTESË për t’u kyçur në bibliotekën e re kërkon shumë mund dhe pak fat. Por, ama, të dalësh prej saj... është ç’është.
Një bestseller i New York Times-it më shumë argëtim dhe të qeshura me Chris Grabenstein!
Vizitoni faqen ChrisGrabenstein.com për video të shkurtra informuese, pjesë nga kapitujt, enigma shtesë apo të tjera si këto!
Chris Grabenstein autor enigmash e fitues i disa çmimeve në këtë rrëfim plot humor shndërrohet nga një autor melodramash drithëruese, në enigmatik drithërues. A mund ta gjeni se cila është rruga e daljes nga biblioteka?
Autor bestseller nr. 1 i New York Times-it dhe autor i serialit “Mirë se vini në Botën e Çudirave”
Është propozuar për 42 çmime kombëtare dhe ende vazhdon të jetë shumë i vlerësuar!
CHRIS GRABENSTEIN është autor i librave “Ishulli i Dr. Libris” dhe “Arratisja nga biblioteka e zotit Limonçelo”, bestsellerë të NewYork Times-it, si dhe i shumë librave të tjerë. Ai është bashkautor me James Patterson-in në shumë tituj bestseller, si “Unë, qesharaku” dhe “Shtëpia e robotëve”. Ai është gjithashtu një ish-komedian. Chris-i jeton në Nju-Jork me të shoqen, J.J., dhe me tre mace e një qen të quajtur Fredi. Ju mund të kontaktoni me Chris-in në faqen e tij të internetit ChrisGrabenstein.com.