Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Aroma e lumturisë është më e fortë nën shi
Romane

Aroma e lumturisë është më e fortë nën shi

1200 Lekë

“Dua të divorcohemi.” Mjaftuan pesë fjalë që universi i Polinës të tronditej. E strehuar me të birin katërvjeçar te prindërit e saj, ajo i lë ditët të rrjedhin duke pritur që dhimbja të venitet. Deri në çastin kur vendos të marrë në dorë jetën e saj. Nëse ndjenjat e Benit janë zhdukur, mjafton t´i gjallërojmë. Kështu, çdo ditë, ajo do t’i shkruajë një kujtim të historisë së tyre. Por kjo zhytje në të shkuarën mund të nxjerrë edhe sekretet e varrosura thellë.

Një histori universale me mbi 2 milion lexues.

Me ndjeshmëri ekstreme dhe shumë humor, Virginie Grimaldi arrin të na bëjë të rijetojmë çastet e jetës dhe dashurisë, duke kaluar nga e qeshura në lot. Me një ndjeshmëri të rrallë dhe shumë humor, ringjall copëza të jetës dhe të dashurisë, duke i bërë ato të duken të gjalla dhe prekëse.

Autor
Virginie Grimaldi
Përkthyes
Ivana Tomço
ISBN
978-9928-286-91-8
Faqe
330
Botimi
2020
Për Virginie Grimaldi

Virginie Grimaldi është romanciere franceze e lindur në vitin 1977. Romanin e saj të parë, “Dita e parë e pjesës tjetër të jetës sime”, e botoi në vitin 2015. Më pas vazhdoi me “Do ta kuptosh kur të jesh më e rritur” (2016), “Aroma e lumturisë është më e fortë nën shi” (2017), “Është koha për të rindezur yjet” (2018) dhe “Kur kujtimet tona do të vijnë të vallëzojnë” (2019) etj. Romanet e saj janë bestseller, të përkthyera në më shumë se njëzet gjuhë, ato ndërthurin humorin me emocionin dhe pasqyrojnë përjetimet e përditshme të njerëzve. Në vitin 2025, ajo u vlerësua si romancierja më e lexuar në Francë me mbi një milion kopje të shitura (sipas renditjes së Le Figaro Littéraire dhe GfK).