Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Akademia e futbollit - Sfidat në Premier League
Akademia e Futbollit

Akademia e futbollit - Sfidat në Premier League

600 Lekë

“AKADEMIA E FUTBOLLIT” është një seri emocionuese me gjashtë libra, për lexuesit 7 deri në 12 vjeç. Tematika: bashkëveprimi, vetëbesimi, aftësitë e leximit dhe jeta në shkollë.

Sfidat në Premier League është libri i pestë i serisë.

Xhejmsi ka kohë që luan te të rinjtë e United. Të gjithë presin prej tij të ndjekë gjurmët e të atit dhe të luajë për Anglinë një ditë. Po Xhejmsi nuk është i sigurt. Ka diçka tjetër që i pëlqen më shumë se futbolli – por nuk do që të zhgënjejë të atin.

Xhejmsit i duhet të bëjë një zgjedhje të vështirë – të rrijë mënjanë apo ta flakë topin përgjithmonë.

Autor
Tom Palmer
Ilustrues
Brian Williamson
Përkthyes
Artan Miraka
ISBN
978-9928-116-92-5
Faqe
150
Botimi
2016
Mosha e sugjeruar
7 - 12 vjeç
Për Tom Palmer

TOM PALMER është shkrimtar anglez. Pas diplomimit ka punuar në biblioteka e librari dhe një nga fushat ku ai ka shprehur gjithnjë interes është futbolli. Librin e parë e botoi në vitin 2002 dhe vijon të botojë me sukses. Ishte pikërisht futbolli ai që e bëri të dashurohej me librat - dhe më vonë ai e ktheu këtë pasion në dhjetëra libra që kanë frymëzuar mijëra fëmijë të lexojnë.

Tom Palmer është vlerësuar me disa çmime nga juri të ndryshme si dhe nga lexuesit e vegjël. Veçanërisht seria Akademia e futbollit është përzgjedhur nga mësuesit si letërsi e rekomanduar në shkolla dhe për më shumë se gjashtë vjet nga lexuesit është vlerësuar si shkrimtari më i mirë.

Për Brian Williamson

Brian Williamson është ilustruesi i serisë “Akademia e futbollit” të shkrimtarit Tom Palmer. Ilustrimet e tij shoqërojnë historitë e futbollit, duke u dhënë jetë personazheve dhe aventurave të tyre.