“AKADEMIA E FUTBOLLIT” është një seri emocionuese me gjashtë libra, për lexuesit 7 deri në 12 vjeç. Tematika: bashkëveprimi, vetëbesimi, aftësitë e leximit dhe jeta në shkollë.
Përballë Realit dhe Milanit është libri i tretë i serisë.
Tomashit i pëlqen shumë të luajë për “United” – por nuk është aq i zoti sa Rajani, kapiteni i skuadrës – dhe aq ngatërrestar. Rajani e ngacmon gjithnjë dhe e bën të ndihet keq ngaqë është polak.
Kur klubi shkon në Poloni, për të luajtur në një turne europian, Tomashi është shumë i ngazëllyer dhe i vendosur që të mos e lejojë Rajanin të prishë gjithçka.
Do t’i mbyllin mosmarrëveshjet Rajani dhe Tomashi – apo ngacmimet e Rajanit do t’ia prishin mundësinë për sukses?
TOM PALMER është shkrimtar anglez. Pas diplomimit ka punuar në biblioteka e librari dhe një nga fushat ku ai ka shprehur gjithnjë interes është futbolli. Librin e parë e botoi në vitin 2002 dhe vijon të botojë me sukses. Ishte pikërisht futbolli ai që e bëri të dashurohej me librat - dhe më vonë ai e ktheu këtë pasion në dhjetëra libra që kanë frymëzuar mijëra fëmijë të lexojnë.
Tom Palmer është vlerësuar me disa çmime nga juri të ndryshme si dhe nga lexuesit e vegjël. Veçanërisht seria Akademia e futbollit është përzgjedhur nga mësuesit si letërsi e rekomanduar në shkolla dhe për më shumë se gjashtë vjet nga lexuesit është vlerësuar si shkrimtari më i mirë.
Brian Williamson është ilustruesi i serisë “Akademia e futbollit” të shkrimtarit Tom Palmer. Ilustrimet e tij shoqërojnë historitë e futbollit, duke u dhënë jetë personazheve dhe aventurave të tyre.