“AKADEMIA E FUTBOLLIT” është një seri emocionuese me gjashtë libra, për lexuesit 7 deri në 12 vjeç. Tematika: bashkëveprimi, vetëbesimi, aftësitë e leximit dhe jeta në shkollë.
Kapiteni fantastik është libri i gjashtë i serisë.
Pasi Rajani e pësoi ngaqë u binte në qafë të tjerëve, vendosi të ndryshonte dhe të bëhej kapiteni më i mirë që kishte pasur ndonjëherë United-i. Prandaj, kur shoku i tij i skuadrës, Kregu, fillon të shkaktonte probleme në fushë, e kupton që duhet t’i zgjidhë.
Por problemet e Kregut janë më të mëdha nga ç’mendon Rajani. Do ta ndihmojë Kregun që të mos marrë më kartonë të kuq?
TOM PALMER është shkrimtar anglez. Pas diplomimit ka punuar në biblioteka e librari dhe një nga fushat ku ai ka shprehur gjithnjë interes është futbolli. Librin e parë e botoi në vitin 2002 dhe vijon të botojë me sukses. Ishte pikërisht futbolli ai që e bëri të dashurohej me librat - dhe më vonë ai e ktheu këtë pasion në dhjetëra libra që kanë frymëzuar mijëra fëmijë të lexojnë.
Tom Palmer është vlerësuar me disa çmime nga juri të ndryshme si dhe nga lexuesit e vegjël. Veçanërisht seria Akademia e futbollit është përzgjedhur nga mësuesit si letërsi e rekomanduar në shkolla dhe për më shumë se gjashtë vjet nga lexuesit është vlerësuar si shkrimtari më i mirë.
Brian Williamson është ilustruesi i serisë “Akademia e futbollit” të shkrimtarit Tom Palmer. Ilustrimet e tij shoqërojnë historitë e futbollit, duke u dhënë jetë personazheve dhe aventurave të tyre.