“AKADEMIA E FUTBOLLIT” është një seri emocionuese me gjashtë libra, për lexuesit 7 deri në 12 vjeç. Tematika: bashkëveprimi, vetëbesimi, aftësitë e leximit dhe jeta në shkollë.
Djemtë United është libri i parë i serisë.
Xheku e do fort futbollin dhe ëndërron të bëhet futbollist profesionist. Por e merakos gjatësia e trupit – po sikur të jetë shumë i shkurtër për futboll?
Ditën e provës për të hyrë te nëndymbëdhjetëvjeçarët e United-it, Xheku e përdor shpejt topin dhe për pak shënon... por nuk e di në mjafton aq. Xheku do me gjithë zemër të veshë fanellën e United-it dhe të luajë në skuadër...
TOM PALMER është shkrimtar anglez. Pas diplomimit ka punuar në biblioteka e librari dhe një nga fushat ku ai ka shprehur gjithnjë interes është futbolli. Librin e parë e botoi në vitin 2002 dhe vijon të botojë me sukses. Ishte pikërisht futbolli ai që e bëri të dashurohej me librat - dhe më vonë ai e ktheu këtë pasion në dhjetëra libra që kanë frymëzuar mijëra fëmijë të lexojnë.
Tom Palmer është vlerësuar me disa çmime nga juri të ndryshme si dhe nga lexuesit e vegjël. Veçanërisht seria Akademia e futbollit është përzgjedhur nga mësuesit si letërsi e rekomanduar në shkolla dhe për më shumë se gjashtë vjet nga lexuesit është vlerësuar si shkrimtari më i mirë.
Brian Williamson është ilustruesi i serisë “Akademia e futbollit” të shkrimtarit Tom Palmer. Ilustrimet e tij shoqërojnë historitë e futbollit, duke u dhënë jetë personazheve dhe aventurave të tyre.