Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
A më shikoni mua?
Aventurë / Fantazi

A më shikoni mua?

1000 Lekë

“Kam kaluar shumë kohë duke fshehur një pjesë të mirë të vetes sime. është shumë e vështirë të tregosh ato anë të vetes që të bëjnë të mos ndihesh mirë.”

DUAN QË TË JEM SI TË TJERËT, KRENARE QË JAM NDRYSHE!

Tali është autike. Por e fsheh këtë me sa mundet. Ajo e di se sa bezdisen prej kësaj njerëzit që e rrethojnë – ata nuk e kuptojnë autizmin. Ata nuk e kuptojnë atë.

Me fshehjen e autizmit, Tali është duke fshehur veten e saj të vërtetë. Por kur kjo vetvete është e fortë dhe e mrekullueshme, nuk mund të fshihet përgjithmonë.

Bazuar në shënimet prekëse të ditarit të 11-vjeçares Libby Scott, e cila rrëfen përvojën vetjake të autizmit, libri “A më shikoni mua?” është një bashkëpunim i jashtëzakonshëm, i fuqishëm dhe mbresëlënës i saj me autoren e famshme Rebecca Westcott.

Ky libër do t’jua ndryshojë rrënjësisht mënyrën sesi mendoni për autizmin.

Autor
Libby Scott, Rebecca Westcott
Përkthyes
Besnik Rika
ISBN
978-9928-286-83-3
Faqe
336
Botimi
2020
Mosha e sugjeruar
9-12 vjeç
Për Libby Scott

Libby Scott është shkrimtare e re britanike, e cila e ka kthyer përvojën e saj me autizmin në një mënyrë për të ndihmuar të tjerët të kuptojnë më mirë personat me spektrin e autizmit. Ajo fitoi vëmendje të gjerë pasi një tekst i shkruar prej saj për jetën e përditshme dhe përpjekjen për të qenë e përsosur u shpërnda gjerësisht në internet. Që atëherë, Libby është bërë një zë i rëndësishëm në ndërgjegjësimin për autizmin. A më shikoni mua? është romani i saj i parë.

Për Rebecca Westcott

Rebecca Westcott është shkrimtare britanike dhe mësuese, me përvojë shumëvjeçare në arsim. Puna e saj me fëmijë dhe të rinj, përfshirë ata me nevoja të veçanta, ka ndikuar në ndjeshmërinë me të cilën trajton temat e miqësisë, identitetit dhe pranimit të dallimeve. Në bashkëpunimin me Libby Scott, Rebecca ka ndihmuar të ndërtohet një histori autentike dhe prekëse, që i fton lexuesit ta shohin botën nga këndvështrimi i një vajze autike.