Nellie Ryan e zbuloi dashurinë për vizatimin dhe dizajnin që në fëmijëri. E rritur në Zelandën e Re, ajo kalonte orë të tëra me lapsa me ngjyra dhe fletë të pafundme vizatimi – dhe, sigurisht, gjithmonë kishte pranë edhe pak çokollatë!
Prej më shumë se dhjetë vitesh, Nellie punon me klientë nga e gjithë bota dhe është bërë e njohur për stilin e saj të veçantë. Ajo krijon ilustrime për libra dhe botime, si edhe dizajne për tekstile dhe produkte të ndryshme.