Mark Mazower është Profesor i Historisë në Universitetin e Kolumbias - SHBA, i specializuar për Greqinë moderne, Europën e shekullit të 20-të dhe historinë ndërkombëtare. Librat e tij të mëparshëm përfshijnë “Brenda Greqisë së Hitlerit”, “Kontinenti i Errët”, “Ballkani dhe Selaniku”, si edhe “Qyteti i Fantazmave”.
Ai bën komente për çështjet ndërkombëtare dhe vlerësime librash për Financial Times, Nation, London Review of Books, New York Review of Books dhe të tjera.
Mazower është drejtor themelues i “Columbia Institute for Ideas and Imagination”, i cili u hap në Reid Hall në Paris në vjeshtën e vitit 2018 dhe që bashkon studiues me artistë, shkrimtarë, kompozitorë dhe kineastë të shquar nga e gjithë bota. Fitues i shumë çmimeve të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e studimeve historike.