Joachim von Ribbentrop ishte një politikan dhe diplomat gjerman, i cili shërbeu si ministër i Jashtëm i Gjermanisë naziste nga viti 1938 deri më 1945. Ai ishte një nga bashkëpunëtorët e Adolf Hitlerit në politikën e jashtme dhe luajti rol të rëndësishëm në marrëveshjet diplomatike që paraprinë Luftën e Dytë Botërore.
Ribentropi u bë këshilltari më i pëlqyer i Hitlerit për politikën e jashtme, sepse ndërsa diplomatët profesionistë ia tregonin të vërtetën se çfarë ndodhte jashtë Gjermanisë naziste, Ribentropi i tregonte ato që kishte qejf Hitleri të dëgjonte.
Më 1936 Ribentropi u emërua ambasador i Gjermanisë në Londër. Në fillim të vitit 1938 zëvendësoi baronin Konstantin von Neurath në postin e ministrit të Jashtëm të Gjermanisë në një kohë kur politika e jashtme e Gjermanisë po radikalizohej. Ribentropi ka luajtur një rol kyç në nënshkrimin e traktatit sovjeto-gjerman të mossulmimit, apo të ashtuquajturin pakti Molotov-Ribentrop i viti 1939, si dhe në aksionet diplomatike para se të sulmohej Polonia.
Pas përfundimit të luftës, ai u gjykua nga Tribunali Ushtarak Ndërkombëtar në Nuremberg dhe u shpall fajtor për të katër akuzat, përfshirë krimet kundër paqes dhe krimet kundër njerëzimit. U dënua me vdekje dhe u ekzekutua më 16 tetor 1946.