Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Jill Murphy
Autor · Ilustrues

Jill Murphy

Jill Murphy ishte një shkrimtare dhe ilustruese e njohur britanike. Ajo lindi në Londër dhe u rrit në Surrey. Jill filloi të vizatonte dhe të krijonte histori që kur ishte shumë e vogël. Madje, kur ishte vetëm gjashtë vjeçe, bënte librat e saj të parë – i bashkonte fletët me një kapse teli! Më vonë studioi art në Chelsea dhe Camberwell. Para se t’i kushtohej shkrimit dhe ilustrimit, Jill punoi në një shtëpi për fëmijë dhe si dado. Serinë Shtriga më e keqe e shkroi në vitin 1974 dhe arriti një sukses të jashtëzakonshëm.

Ajo shkroi dhe ilustroi më shumë se 20 libra me figura, mes tyre serine e dashur Large Family, si edhe 10 romane. Nga një vajzë që bënte librat e saj, Jill u bë një nga autoret dhe ilustrueset më të dashura të letërsisë për fëmijë.

Shtriga më e keqe

Shtriga më e keqe

500 Lekë