Irene Vallejo është shkrimtare dhe filologe klasike spanjolle. E specializuar në letërsinë dhe historinë e Greqisë dhe Romës së lashtë, ajo njihet për mënyrën magjepsëse se si ndërthur historinë, kulturën dhe letërsinë. U bë e njohur ndërkombëtarisht me librin Papirus, një vepër që rrëfen historinë e librit dhe rëndësinë e tij në ruajtjen e dijes dhe kujtesës njerëzore.