Emily Winfield Martin kaloi shumë kohë të fëmijërisë duke imagjinuar se çfarë do të bëhej kur të rritej. E, në fakt, ajo u bë shumëçka: piktore, qëndistare, stërvitëse macesh, autore dhe ilustruese librash si: “Dreams Animals” dhe “Day Dreamers”. Dyqani i saj me punime artizanale “The Black Apple” është reklamuar nëpër faqe uebi dhe televizione në SHBA. Emily jeton në afërsi të parkut natyror të Portlandit në Oregon, ku endet në kërkim të përvojave të reja. Ju ftojmë të vizitoni faqen e saj ueb: emilywinfieldmartin.com.