Ellen Baylei është autore e shumë librave bestseller me aktivitete dhe botimeve vjetore për fëmijë. Librat e saj kanë shitur mbi 600 000 kopje në Mbretërinë e Bashkuar dhe janë përkthyer në më shumë se 30 gjuhë.
Pas studimeve për letërsi dhe kulturë, ajo punoi për disa vite si redaktore librash për fëmijë. Më pas u specializua në psikologjinë e edukimit dhe punoi me organizata bamirësie dhe institucione kulturore që mbështesin fëmijët dhe familjet përmes artit dhe kulturës.
Ellen jeton në Kembrixh me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj.