Dr. Sharie Coombes e ka nisur karrierën si mësuese në arsimin fillor, drejtuese shkolle dhe këshilluese e autoriteteve lokale. Më pas u specializua si psikoterapiste psikodinamike për fëmijë dhe familje, neuropsikoterapiste, terapiste e fokusuar te zgjidhjet dhe specialiste e hipnoterapisë pediatrike. Në vitin 2007, Sharie mori doktoraturën në edukim nga Universiteti i Brighton-it dhe është eksperte në përdorimin terapeutik të modeleve gjuhësore. Ajo bashkëpunon me shkollat për të mbështetur shëndetin mendor të fëmijëve, familjeve dhe stafit, si edhe me ekipin psikosocial të British Red Cross, në kuadër të shërbimeve për mbështetjen e refugjatëve dhe kërkimin e familjarëve në nivel ndërkombëtar.