CHRIS VAN TULLEKEN është mjek i sëmundjeve infektive në Spitalin për Sëmundjet Tropikale në Londër. Ai ka studjuar në Oksford dhe ka një doktoraturë në virologjinë molekulare nga Kolegji Universitar i Londrës (UCL), ku është profesor i asociuar. Hulumtimi i tij fokusohet në atë se si korporatat ndikojnë në shëndetin e njeriut, veçanërisht në kontekstin e ushqyerjes së fëmijëve, dhe ai punon me UNICEF-in dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë në këtë fushë.
Si një nga prezantuesit e njohur të BBC-së për fëmijë dhe të rritur, ai është vlerësuar me dy çmime BAFTA. Ai jeton në Londër me gruan dhe dy fëmijët e tij.