Kodi i vetëbesimit për vajzat

VAJZAT MUND TË UDHËHEQIN BOTËN GJITHÇKA QË U DUHET ËSHTË VETËBESIMI

Ke dashur ndonjëherë të kishe guximin për të marrë pjesë në një ekip sportiv, apo t’i thoshe nja dy fjalë atij mësuesit nopran e të vrazhdë... apo t’i japësh jetë ëndrrës për të hapur klubin për mbrojtjen e kafshëve? Epo, mbase lista jote e gjërave për të cilat duhet guxim është krejt e ndryshme nga kjo. Por, cilatdo qofshin ato, në këtë libër rrefehet sekreti për t’i bërë realitet:

Vetëbesimi. Ai të jep forcën për të bërë çdo gjë që dëshiron. I pajisur me ilustrime novelash grafike, me lista e me teste të këndëshme, si dhe me ngjarje reale të shumë vajzave, ky libër të mëson kodin e vetëbesimit: si ta krijosh atë dhe si ta vësh në përdorim. Shumë shpejt do të shndërrohesh në një vajzë që vepron, do të ndërrmarrësh rreziqe, të cilat do të të çojnë drejt aventurave të mëdha, si dhe do të marrësh përsipër sfida të cilat nuk i kishe imagjinuar kurrë.

“KY ËSHTË LIBRI QË I DUHET ÇDO VAJZE PËR T’I BËRË ËNDRRAT REALITET!” – LAURIE HERNANDEZ, gjimnaste, fituese e medaljes së arit në Lojrat Olimpike dhe autore e librit të shumëshitur “I got this”

“DO TË KISHA DASHUR TA KISHA KËTË LIBËR KUR ISHA NJË VAJZË E RE... JAM SHUMË E LUMTUR QË TASHMË VAJZAT E KANË.” – SHERYL SANDBERG, një ndër koordinatoret e Facebook-ut dhe themeluese e shoqatave “Lean in” dhe “Option B” KATTY KAY dhe CLAIRE SHIPMAN janë dy shoqe, të dyja reportere, të cilat nisën ta shkruanin këtë libër së bashku tetë vjet më parë. Ato janë bashkautore edhe në librat “Womenimics“ dhe “The confidence code”, dy prej librave më të shitur sipas “New York Times”. Katty është spikere lajmesh në BBC News. Claire, ish-reportere në rrjetet digjitale, është ligjëruese leksionesh të hapura. Katty ka një bashkëshort, katër fëmijë, dy mace dhe një qen. Claire ka një bashkëshort, dy fëmijë dhe shumë qen. Mund t’i ndiqni ato në faqen e tyre të internetit: www.confidencecodegirls.com. Për 8-12 vjeç