botart

Te rritur

Nje rrefim lendues

  • PDF

nje rrefim lendues

 

Parathënie

 

Në vitin 2010, pas gjashtë vitesh studime për mjekësi dhe gjashtë vite të tjera pune të lodhshme në

pavijon, vendosa të jap dorëheqjen nga profesioni i mjekut. Për çudi, edhe sot e kësaj dite, prindërit e mi

nuk ma kanë falur këtë vendim.

Para një viti, Këshilli i Përgjithshëm i Mjekëve më shkroi një letër, ku më bënte me dije se ma kishte

fshirë emrin nga regjistri i mjekëve. Për mua nuk qe ndonjë lajm për t’u qederosur aq shumë, po bëja plot

pesë vjet që nuk merresha më me mjekësinë 1 , por sidoqoftë nuk e kalova pa emocione, sepse bëhej fjalë

për mbylljen njëherë e përgjithmonë të një kapitulli të jetës sime.

Nga ana tjetër, ky lajm pati edhe një të mirë të madhe. Me ta marrë vesh, nisa të boshatisja dhomën e

miqve nga gjithë ato dosje, duke grisur e hedhur në kosh dokument pas dokumenti, më shpejt se ç’bënte

Xhimi Karrsi për shkresat e pavlefshme të llogarisë. Të vetmin dokument që shpëtova nga kthetrat e

vdekjes qe dosja e kualifikimit. Të gjithë mjekëve u rekomandohet të mbajnë ditarin e eksperiencës së

tyre klinike, i cili njihet si “pasqyrim i praktikës”. Duke shfletuar këtë dosje, qe hera e parë gjatë gjithë

këtyre viteve, pashë se aty kishte lloj-lloj shënimesh, të cilat i kisha mbajtur në dhomën e gatishmërisë së

spitalit tim, ku pasqyrohej praktika e punës sime të përditshme, me një fjalë një lloj ditari mjekësor si ai i

Ana Frankut (por në kushte më të këqija).

Midis komikes dhe të zakonshmes, sendeve të panumërta të futura në vrima dhe burokracive të

panevojshme, më erdhën në mendje orët vrastare dhe ndikimi kolosal që patën në jetën time ato pak vite

pune si mjek i ri. Duke iu rikthyer leximit, nuk donte shumë mend të kuptoje sa e paarsyeshme dhe e

tejskajshme pati qenë kjo mbajtja e shënimeve, por në atë kohë e kisha pranuar si pjesë të punës sime të

përditshme. Aty bëhej fjalë për çështje ku unë nuk kisha asnjë mundësi zmbrapsje, njësoj si në hyrje të

shkruhej “në do të punosh në klinikë antenatale, nisu me not drejt Irlandës” ose “sot ke për të ngrënë një

helikopter”

Rreth së njëjtës kohë kur po përjetoja këto gjëra nëpërmjet leximit të ditarëve, mjekët e rinj ishin

praktikisht nën breshërinë e zjarrit të politikanëve. S’mund të bëja asgjë për t’i ndihmuar, por e ndjeja si

detyrim se në këtë luftë duhet të isha në krah të tyre (ndoshta, ngaqë e dija më mirë se kushdo se ata ishin

të zënë me punë deri në grykë) dhe kjo bëri të më fekste në mendje se publiku nuk e dinte të vërtetën se

ç’do të thotë të jesh mjek në ditët e sotme. Në vend të ngrija supet e t’i grisja shënimet, vendosa të bëja

diçka për të ndrequr sadopak ekuilibrin.

Dhe kështu, ja ku janë: ditarët që kam mbajtur gjatë kohës kur kam punuar në Shërbimin Kombëtar të

Shëndetit, me të lara e të palara. Aty do të kuptoni se ç’do të thotë të punosh në vijë të parë, reperkusionet

në jetën time personale dhe si, një ditë të tmerrshme, gjithçka u bë e padurueshme. (U kërkoj ndjesë për

harxhimin e kohës, por kur ju nuk përtoni të shihni filmin Titaniku edhe pse e dini se ka përfunduar

qyshkur në fund të detit, merrni mundimin të lexoni edhe këto shënimet e mia).

Gjatë leximit do t’ju ndihmoj me terminologjinë mjekësore dhe do t’ju njoh shkurtimisht se çfarë

përfshin çdo punë. Duke e ditur se jo çdo lexues është i profesionit, jam munduar të mos ua lodh kokën

me hollësira dhe nga ana tjetër, nuk pres t’i kuptoni të gjitha çfarë kam shkruar.

 

 


 

1.  Një studim i kryer nga Departamenti i Shëndetit më 2006 zbuloi se publiku (dhe me shumë të drejtë) u

besonte atyre mjekëve të cilët ishin subjekt i vlerësimit të përvitshëm. E vërteta qe se deri në këtë kohë, mjekët

kishin mundur të vazhdonin të lumtur punën e tyre qysh nga dita e marrjes së diplomës dhe deri në ditën e daljes

në pension pa i kontrolluar kush nëse e mbanin ende mend se nga cila anë i ngulej shiringa pacientit, nga ageja apo

nga pistoni. Duke marrë shkas nga hetimi i rastit të mjekut vrasës, Harold Shipman, në vitin 2012 u paraqit një

program rivlerësimi, falë të cilit tani mjekët kalojnë nëpër këtë proces çdo pesë vjet. Mbase nuk do t’iu vinte mirë

po të merrnit vesh se disa makina dalin në rrugë të kontrolluara vetëm një herë në pesë vjet, por sidoqoftë më

mirë kështu se pa gjë fare. Të paktën kështu mendoj unë.

 

Populli ndryshe

  • PDF

 

Autor: Ylli Polovina

Faqe: 152

Çmimi: 600 lekë

ISBN: 978-9928-219-64-0

 

Biznes

  • PDF

 

Letersi e huaj

  • PDF

 

Letersi shqipe

  • PDF

 
You are here: Te rritur