botart

Botart dhuron libra per te burgosurit

  • PDF

 

Duke pasur parasysh rëndësinë dhe domosdoshmërinë e krijimit të mundësive për lexim pa kufizim në bibliotekat e institucioneve penitenciare, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) ndërmori nismën për dhurimin i një sasie prej rreth 1814 libra të letërsisë së huaj dhe shqiptare me një vlerë reale prej rreth 900 000 lekë për bibliotekat e institucioneve të paraburgimit dhe të institucioneve të vuajtjes së dënimit. Librat u blenë nga shtëpitë botuese të njohura dhe shkrimtarë të njohur. Një sasi librash u dhuruan nga fondi i literaturës së vetë KSHH-së, organizatave të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare dhe shtëpive botuese. KSHH synon të kontribuojë sadopak në përmirësimin e kushteve të jetesës në institucionet e paraburgimit dhe në burgje, në pasurimin dhe krijimin e bibliotekave të këtyre institucioneve si edhe në arsimimin dhe formimin kulturor të personave të privuar nga liria. Kësaj nisme iu bashkuan disa organizata ndërkombëtare dhe jofitimprurëse aktive në këtë fushë si: zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë, CRCA, QNLQ, QSHDNJ, GSHDNJ si edhe zyra e Avokatit të Popullit duke kontribuar me libra nga fondi i tyre. KSHH gjen rastin të falënderojë Komitetin Suedez të Helsinkit dhe Ambasadën Amerikane në Tiranë që bënë të mundur realizimin e kësaj nisme si edhe gjithë aktorët që kontribuuan në pasurimin e fondit të librave dhuratë për institucionet penitenciare shqiptare. Gjithashtu, një falënderim i veçantë shkon për shtëpitë botuese Dudaj, Onufri, Çabej, Dituria, Ombra GVG, Omsca-l, Botart, të cilat e mirëpritën këtë nismë si dhe dhuruan një fond librash për këto institucione. 08.03.2007

You are here: Faqe kryesore