botart

Serenate Korcare ne New York

  • PDF

“SERENATË KORÇARE NË NJU JORK” – NJË TJETËR FRUT I HIREVE TË KORÇË SIME (Shënime për romanin “Serenatë korçare në Nju Jork”)

Raimonda Moisiu, Hartford USA

Libri i fundit i shkrimtarit Riza Lahi, me një titull simbolik, - "Serenatë Korçare në Nju Jork“- sapo ka dalë nga botimi. Është roman që trajton ngjarje, karaktere korçare. Ajo ç'ka e bën të veçantë për mua këtë libër është një nga dedikimet e autorit për Korçën, qytetin ku unë jam lindur, rritur dhe do ta dua deri në amëshim!. Ehhhh, serenatat tona! Këto “korçarka” kokëkrisura ! Kanë rrëbyer zemrën e këtij shkodrani pasionant , i cili ka derdhur mbi Korçën tonë gjithë mjeshtërinë e krijimtarisë së tij artistike, letrare dhe shpirtërore. Përfshirë edhe lotët e syve të vet apo të lexuesëve që është e pamundur t’i përmbajnë ato; që në faqet e para. Papushim. Ai nis kështu: "Çdo seancë e këtij romani është shkruar kryesisht orëve kur njerëzit flejnë - e nën flladin e një gjerdani serenatash – të pasosur, si yjet te dritarja. Nëpër këto çaste përrallore të vetmisë në mesnatë, më vinin pa e patur mëndjen, rrinin përqark meje të padukshëm, të doemosdoshëm si ajri, miqtë dhe mikeshat e shumta nga Korça,- dhe vetë ajo me hiret e saja . Ato më merrnin me vete si të ishin shtjellë ajri dhe unë, brënda atij masivi përthithës dhe të padukshëm, kam shkruar secilën fjalë të kësaj dhurate; me aq prurje shpirtërore, sa mund të kenë qënë ato qënie të gjalla, kur kanë hedhur në kartë gërmat e librave të shënjtë. (Ora 3 duke gdhirë, ndërsa rrugët e Tiranës ku kam nxituar gjithë ditën me biçikletën time, ende heshtin).”ibri i fundit i shkrimtarit Riza Lahi, me një titull simbolik, - "Serenatë Korçare në Nju Jork“- sapo ka dalë nga botimi. Është roman që trajton ngjarje, karaktere korçare. Ajo ç'ka e bën të veçantë për mua këtë libër është një nga dedikimet e autorit për Korçën, qytetin ku unë jam lindur, rritur dhe do ta dua deri në amëshim!. Ehhhh, serenatat tona! Këto “korçarka” kokëkrisura ! Kanë rrëbyer zemrën e këtij shkodrani pasionant , i cili ka derdhur mbi Korçën tonë gjithë mjeshtërinë e krijimtarisë së tij artistike, letrare dhe shpirtërore. Përfshirë edhe lotët e syve të vet apo të lexuesëve që është e pamundur t’i përmbajnë ato; që në faqet e para. Papushim. Ai nis kështu: "Çdo seancë e këtij romani është shkruar kryesisht orëve kur njerëzit flejnë - e nën flladin e një gjerdani serenatash – të pasosur, si yjet te dritarja. Nëpër këto çaste përrallore të vetmisë në mesnatë, më vinin pa e patur mëndjen, rrinin përqark meje të padukshëm, të doemosdoshëm si ajri, miqtë dhe mikeshat e shumta nga Korça,- dhe vetë ajo me hiret e saja . Ato më merrnin me vete si të ishin shtjellë ajri dhe unë, brënda atij masivi përthithës dhe të padukshëm, kam shkruar secilën fjalë të kësaj dhurate; me aq prurje shpirtërore, sa mund të kenë qënë ato qënie të gjalla, kur kanë hedhur në kartë gërmat e librave të shënjtë. (Ora 3 duke gdhirë, ndërsa rrugët e Tiranës ku kam nxituar gjithë ditën me biçikletën time, ende heshtin).


Pas veprave të mëparëshme, përfshirë edhe romanin mediatik “Vorri i Ashikut“, autori ka vazhduar linjën e tij të të shkruarit – atë klasike, me personazhe të gjallë, karaktere të vizatuar mjeshtërisht dhe shpejteshpejt, duke shpalosur jetë sa më shumë. Shpalosja e menjëherëshme dhe shpeshherë brutale e skenave nga realiteti shqiptar, i ngjan breshërimave të një arme zjarri që vetëm godet në shënjë dhe nuk të lë të marrësh frymë – siç do t’i pëlqente ky krahasim autorit, që ka dalë nga radhët e forcave ajrore me gradën e nënkolonelit. Mua do të më pëlqente të krahasohej ky densitet i paraqitjes së një epoke të tërë të postkomunizmit shqiptar me puthjet pasionante të një dashnori të përlotur, të paaftë të arrijë të dashurën e dikugjendur. Në qëndrën e romanit është një pilot profesionist dhe i pjekur – tipizim ndoshta i kolegëve të autorit. Ky pilot, si shumë njerëz të nderëshëm të Shqipërisë , është gjendur i papërgatitur shpirtërisht për të hyrë në xhunglën e botës së parave. Luli, një person si shumë të tjerë ashtu siç i kemi njohur ne djemtë tanë të qiellit, dikur i bukur fizikisht por edhe shpirtërisht, pa vese, i turpëshëm , i fortë, trim dhe modest – tipare të dhëna në mënyrë të natyrëshme sa secili lexues mund të thotë për veten e tij se, këtë do ta kisha bërë edhe unë - është kthyer në një burrë që po mplaket tashmë, të këput shpirtin se çfarë shpërblimi ka marrë ai pas atij devocioni që ka treguar ndaj atdheut. Shumë nejrëz të nderëshëm janë të dëshëpruar në Shqipëri, kurse lulëzon një shtresë e veçantë xhonglerësh politikë që kanë krijuar të ashtuquajturën, shtresa e “politikanëve profesionistë“, nga e cila shtresë, vëndin tonë ka të huaj që e quajnë, - "Devils’ land“,- Vëndi i djajve. Po a është vërtet Shqipëria i tillë vënd? Dy gazetarë profesionistë grekë, por nacionalistë dhe paragjykues për vendin fqinjë, paraqitur si dy karaktere që shpesh herë përfaqësojnë mjedisin grotesk për lexuesit, këshillojnë një kolegun e tyre Europiano-perëndimor që do të vizitojë Tiranën me rastin e ardhjes së Hirësisë së Tij ,Papa Gjon Palit të Dytë, të bënte kujdes. Se po shkonte te "djajtë“ duke i rreshtuar kaq e kaq argumenta që kanë bërë të mundur krijimin e atij opinioni për vëndin tonë , që nuk i kanë të shpikura nga koka e tyre. Patriku, gazetari londinez, shkon në Shqipëri dhe bie aq shumë në dashuri me shqiptarët e thjeshtë, me: "native allbanians“ aq sa ai dashurohet me një vendase, vajzën korçare me emrin e bukur Mjelma, – sigurisht një femër ku shpirti i bardhë reflektohet në një zgjuarësi, bukuri dhe kombinuar me tiparet më të mira që autori i përshkruan si shqiptare! Mjelma dhe Luli takohen vetëm dy herë gjatë ngajrjeve në roman dhe Luli ndjen një dashuri të menjëhershme për Mjelmën e cila shfaqet ashtu si është krejtësisht e pastër, pa njolla në shpirt e bukuri. Ndërsa Mjelma entuziazmohet nga mirësia e pilotit, e respekton atë pafundësisht, duke kuptuar ndjenjën e pilotit të ndershëm e simpatik. Respekti për pilotin vjen nga fakti se ai shpëton jetën e një familjari, pa ditur se kush ishin ose cilat do ishin pasojat politike e jetike, të këtij akti heroik. Autori shtjellon shumë qartë, plot dhimbje, fatin e pilotit, të Mjelmës e familjes së saj pas këtij takimi dhe momenti romantik. Pas vitesh, kur çdo gjë thuaj se është harruar e fshirë nga kujtesa, Mjelma e Luli, u panë sërish në Korçë, në vëndin e serenatave, ku shpirti nuk mundet të të vëjë keq se nuk të lënë ato, por në situate krejt ndryshe nga ajo fillestare. Ndërsa Mjelma vazhdon të jetë ajo që ka qënë; e dashuruar me jetën, familjen, bashkëshortin e saj. Natyrisht tmerrësisht e dashuruar me Shqipërinë, Korçën magjepëse. Luli është ai që ka qënë në shpirt, por transformuar nga një metamorfoze që ka lënë gjurmët e saj në trup dhe mendje. Autori jep shpjegime përmes përshkrimeve duke vënë në lëvizje trurin e lexuesit, si psh., nëqoftëse Mjelma ka ardhur nga Nju Jorku në Korçë ta shohë atë që e ka lindur, vajzëruar, e ka nisur nuse tok me jargavanët e saj të mrekullueshëm, po Luli, nga Shijaku, vallë, përse ka ardhur në Korçë , kur mund të shkonte të vizitonte nënën e tij? Ja përse – lexusi të kuptojë më këtë rast një thërrimëzë nga magjia e serenatave korçare...

"Lulëzim Kurti më së fundi nisi të kuptonte përse kish ardhur në Korçë. Ai kishte ardhur që të ndahej nga vetja e tij, nga qënia e tij dhe për t’u kthyer në një qënie tjetër. Mbase në një vrasës, a, së paku, sigurisht, në ndonjë mashtrues. Për t’u bërë ujk....Do ta fillonte këtë jetë duke lënë mustaqe. Kishte edhe ai, si nuk kish, qime të forta dhe të dëndura; do t’i linte të pakultivuara, mustaqe çetarësh... çetnikësh. Do t’i linte për kujtim të jetës së parë, kur kish rënë në dashuri me serenatat. Kur ishte gati të jepte jetën për atë qënie abstrakte që quhet atëdhe. Që quhet atëdhe!!! Vallë kush do të ishte viktima e tij e parë? Po e dyta? Sidomos e para. Në fillim ndryshon shpirti, pastaj nis të ndryshojë fytyra. E dinte se kishte fytyrën e njeriut të ndershëm, dinjitar dhe serioz. Kur do të niste sulmin drejt viktimës së parë, ai apo ajo do të bien në grackë menjëherë. Në grackën e fytyrës së tij, të gdhëndur gjatë një jete të ndershme. Kjo grackë do të fuste nën vete dhe do të shqyente ngadalë – ngadalë shokë, miq, kushërinj, femra, vajza që kërkojnë mbështetje...

Diçka i kërciti në gojë. E hapi dhe futi dorën brenda. E nxori me gjak dhe me një copë dhëmb. Kishte shtërnguar nofullat shumë."

Mirëpo...Nga tërë ajo breshëri që ka sulmuar egërsisht ndershmërinë, dinjitetin, personalitetin e Lulit, jeta kish ruajtur edhe dicka të shënjtë për të. Dicka, që si një kompreso e ftohtë bie në ballin e tij me zjarrmi. Këta janë sytë e Mjlemës, të cilët, ja, vjen një ditë dhe takohen me sytë e njeriut që para shumë viteve pa llogaritur jetën dikur qe lëshuar në ujët e ftohtë, ndërsa ajo po mbytej. Me të njëtën pamëdyshje djaloshi i dikurëshëm qe nisur me aeroplanin e tij drejt një katërsheje të huaj që donte të dhunonte hapësirën ajrore të vëndit. Tani ata takohen buzë të njëjtit lumë, në të njëjtën lëndinë, të të njëjtit qytet, që ka vetëm një princeshë që quhet serenatë. Bota femërore, ky oaz hyjnor duhet respektuar, dashur e vlerësuar,- sepse ajo-, si askush tjetër, as paratë, as karriera, as të ngrënët , as orgjirat, as florinjtë, mundet të thajë lotë, duke hyrë natyrëshëm në labirinthet e trishtuara ; mund t’i thajë, qetësojë ata me një të lëvizur të syrit . Ky mesazh jepet në mënyrë brilante përmes Mjelmës ;Mjelma ajo vajzë e bukur, me atë aftësi brilante për të komunikuar me njerëzit ashtu si dhe për të zgjidhur problemet më të vështira matematike, përsëri portretizohet si karakteri i qëndrueshëm që së bashku me mbretin e serenatave sjellin ndryshimin pozitiv në shpirtin e përvuajtur të Lulit. Kjo shërben edhe si përgjithësim. Autori ka zgjedhur dy instrumente të fuqishme femrën shqiptare dhe muzikën shqiptare. Këto janë fakte domethënëse, pasi ai pasqyron të mirën në përgjithësi, fuqinë e vërtetë shpirtërore të botës femërore e asaj muzikore. Natyrisht Mihallaq Andrean e njohim të gjithë, ai që ka shkruar dhe ka dhuruar shumë me artin e tij përmes serenatës, art që merr jetë e zhvillohet nga kalldërmet e blirët e Korcës, merr frymë në gjithë Shqipërinë ku ka këmbë shqiptari. Po ku bazohet Mjelma, karakteri tjetër kryesor në roman? Libri në hyrje ka dy dedikime dhe autori shkruan kështu : "Korcës dhe Meritës, Vajzës së Jargavanëve". Nga një kontakt elektronik me autorin dhe miken time të dashur Meritën, askush prej tyre nuk e kundërshtoi faktin e dedikimit Meritës. Unë e njoh që në moshë adoleshente atë korcaren time të talentuar, me të cilën kam qënë edhe kolege për një kohë.Fati më rezervoi që unë e kam ndjekur ndër vite këtë autore të librit "Lulet e Jargavanit". Mendoj se Lahi ka bërë një veprim të mëncur të bazojë këtë karakter kaq të dashur me emrin Mjelma, mbi disa fakte nga jeta e rinisë së saj të hershme kur komunizmi i dha asaj si edhe shumë të rinjve e familjeve të tyre aq probleme. Romani zhvillon Mjelmën mbi tipare shpirtërore të Meritës sonë që megjithësë ajo këmbëngul që është devolleshë, dhe aspak e meritueshme për dedikimin e një romani, për mua mbetet korcare në cdo qelizë. Natyrisht për lexuesit do hyjë në zemrat e tyre si Mjelma, një femër e mirë shqiptare. Nuk më mbetet gjë tjetër vetëm ta uroj për këtë dedikim kaq domethënës...

Romani përfundon me një përshkrim të një momenti, me një CD anonime që Mjelma, ikur nga atdheu sërish tok me bashkëshortin e saj aq të mirë,- dëgjon -ndërsa është kthyer sërish përtej oqeanit. Ia ka lënë në prehër një stjuardese e bukur shqiptare, pa i dhënë asnjë sqarim. Një njeri që e do shumë atë,- ia ka dërguar- pa i dhënë as emrin. Sigurisht, pa asnjë iluzion se mund ta takojë më ndonjëherë Mjlemën tonë, pa le ta puthë. Një dashuiri e tillë mallëngjyese deri në drithërimë, vjen vetëm nga ai vënd që po e shajnë ngado, që është aq i vogël, por tejet i veçantë; quhet Shqipëri.

Ju lutem lexues, po i shkruaj këto shënime me nxitim. Është shumë e vështirë të kesh llogjikë krejt të ftohtë në analizën e këtij romani se të mbërthejnë emocionet si ethe.

Dhe tani korcarëve të mi: Ejani me mua, së paku të parët ju, të urojmë autorin për ato orë shpirtërore e fizike, që ka kaluar tok me Korçën tonë. Le të falënderojë autorin që ka shkruar me aq pasion e repsekt për Korçën e korcarët, ta falenderojmë për lotët e tij të derdhura mbi kompjuter, ta falenderojmë për artin që na ka dhuruar.

Ja, diçka nga pena e tij që ka lëvizur me të rrahura zemre, në faqet e romanit: "Një ta hedhur kitarën në dysheme dhe, sapo ajo u përplas, u përkul mbi të që nga karriga dhe nuk po ngrihej. Kur u ngrit i kishte sytë, i kish vënë buzët mbi dërrasën e kitarës dhe po e puthte atë si i babëzitur ngado, sikur të puthte trupin e një femre nudo. “Duan ta vdesin Korçën...Po Korça nuk vdes se ka kitarën e saj. E di se ku e mban varur Korça kitarën e saj? E di?...Ja të ta tregoj unë...“

Eqka e vuri me kujdes mbi tavolinë kitarën dhe, thujase me zor, e ngriti Lulëzim Kurtin nga karriga duke e tërhequr nga dora drejt dritares. Qielli ishte përplot me yje.

“E shikon Harushën e Madhe? Harusha e Madhe me yjet e saja do të rrojë miliona – miliona vjet....Harusha e Madhe…është kitara e Korçës, e varur në kupën e qiellit të natës të murosur me yje…Ajo është dashnorka e yjeve, princesha e burgosur nga yjet e qiellit…A vdes Harusha e Madhe ndonjëherë? Kurrë! Duhet të bëjnë hara-kiri tërë yjet me radhë që t’ia dorëzojnë vdekjes dashnorkën e tyre, princeshkën e tyre, kitarën korçare, medalionin e dashurisë që qielli e ka vënë në gjoksin e tij të përvëluar për serenata. Edhe Korça...si kitara e saj do të rrojë!…Sa ajo!.... Korça... Korça ime…Bukuroshja ime që e ka sjellë Zoti nga Parajsa ….Zoti i ka dënë për prikë Korçës një kitarë për të kënduar nën blirë dhe….një tjetër për t’u kënduar serenata yjeve…O, nëna ime! …Korçën duan ta vrasin!...“

 

Dhe nisi të qante me të madhe duke i rënë kokës me grushte.“

You are here: Shtypi Serenate korcare ne New York