botart

Napoleon Bonaparti

  • PDF

Autore: Pascale Fautrier

Përkthyes: Eqerem Gaxholli

Numri i faqeve: 376

Çmimi: 1300 lekë

Napoleon Bonaparti, figurë universale e gjenialitetit njerëzor, dështoi në themelimin e një dinastie, por arriti të përcaktojë politikën moderne. Me qeverinë e tij, ai i tregoi botës se një vend mund të jetojë në mënyrë të qëndrueshme, edhe nën një tjetër ligj, veç atij të monarkisë absolute dhe privilegjeve të trashëgueshme dhe kishtare. Në Francë, Kodi ynë Civil dhe shumë nga institucionet tona, që nga krijimi i tyre nga Napoleoni, janë reformuar pak ose aspak dhe janë zbatuar dhe përshtatur në mbarë botën. Të sjellim fatin e jashtëzakonshëm të atij që Klauzvic e quante “Zot i Luftës”, në dimensionin e jetës së një njeriu të zakonshëm, është sfida e këtij libri. Bonaparti u bind shumë shpejt se kishte një fat: kjo biografi na tregon rastësitë e jetës së tij. Ai pak nga pak u sakrifikua për shtetin francez, derisa sakrifikoi njeriun privat brenda tij: Pascal Fautrier i rikthen atij humanizmin dhe shkruan romanin e Bonapartit.

You are here: Faqe kryesore