botart

Ai më kërkon!

  • PDF

Shkroi: Isabelle Filliozat

Përktheu: Irena Barjami

ISBN: 978-9928-286-72-7

Numri i faqeve: 176

Çmimi: 800 lekë







Ai më kërkon !


Ajo kërcen kudo. Ai mezi përqendrohet. Asaj i mungon besimi. Ai harron gjërat e tij. Ajo nervozohet ndaj frustrimit më të vogël. Ai është i dhunshëm në shkollë. Ajo tregohet e vështirë
në tavolinë. Ai bën ende çiçin në shtrat…
Çfarë nervozizmi ndaj sjelljes së tyre!
Po sikur të kishte të tjera arsye veç mungesës së kufijve?
Mosnjohja e ritmit të zhvillimit cerebral të fëmijës është burim i një sërë konfliktesh, krizash e dënimesh. Një ditë ai ka nevojë për liri, të nesërmen ai strehohet në krahët e nënës. Nuk është e lehtë vendosja e kufijve mes tepër dhe tepër të vogël të kontrollit prindëror. Jo, nuk ka kaluar gjithçka! Dhe prindit i duhet të bëjë shumë për të ushqyer besimin e fëmijës së tij. Në këtë libër, ashtu si edhe në “Kam provuar gjithçka!” prindërit do të zbulojnë një qasje efikase, bazuar në zbulimet e neuroshkencës. Të jetosh me një fëmijë nga gjashtë në njëmbëdhjetë vjeç do të jetë
një lumturi në përditshmëri!

Isabelle Filliozat është psikoterapiste, drejtoreshë e “Ecole des Intelligences Relationnele et Emotionnelle”. Autore e shumë librave, mes të cilëve “Au Coeur des émotions de L’Enfant” (“Në zemër të emocioneve të fëmijës”), “Il n’y a pas de parent parfait” (“Nuk ka prindër të përkryer”) dhe mbi të gjitha “Kam provuar gjithçka!” që ka njohur një sukses të madh.
Anouk Dubois është psikomotriciene, trajnere për fëmijërinë e hershme, mësuese e certifikuar në “Prindër të ndërgjegjshëm”, metoda “Aletha Solter”, trajnere në “Komunikimin Efikas”, metoda “Gordon” dhe ilustratore.

 

You are here: Faqe kryesore