botart

Lojëra Matematikore për Fëmijët e Zgjuar

  • PDF

Autor: Gareth Moore

Përkthyes: Geiv Tomço

Numri i faqeve: 198

Çmimi: 800 lekë

A je gati për një sfidë? Ky libër përmban 101 enigma matematikore, të cilat janë krijuar enkas për të stërvitur çdo cep të trurit. Secila nga lojërat mund të punohet më vete, gjë që të lë mundësi t’i zgjidhësh ato sipas radhës që do vetë, por janë̈ renditur sipas një̈ shkalle vështirësie, ndaj ndoshta mund t’ia fillosh nga fillimi e të ushtrohesh gradualisht.

Në fillim të çdo faqeje ka një̈ vend të posaçëm për të shkruar kohën që t’u desh për ta përfunduar lojën apo enigmën. Mos u druaj të mbash shënime aty-këtu nëpër faqe: kjo taktikë e mirë mund të të ndihmojë të mbash pistën e logjikës gjatë punës për të zgjidhur enigmën. Disa faqe bosh janë̈ lënë edhe në fund të librit, të cilat mund t’i përdorësh për të shënuar apo për të llogaritur përgjigjet.

Para se të fillosh zgjidhjen e një enigme lexoji me kujdes udhëzimet e thjeshta që ka në çdo faqe. Nëse ngec, lexoji përsëri udhëzimet, se mbase mund të të ketë shpëtuar ndonjë e dhënë. Puno me laps, që të mund t’i fshish shënimet e të provosh ta zgjidhësh në një mënyrë tjetër.

You are here: Faqe kryesore