botart

Jeta dhe burgu im me Pablo Eskobarin

  • PDF

Jeta dhe burgu im  me Pablo Eskobarin

Dëshmia e gruas së narkotrafikantit më të rrezikshëm të botës. Nga mesi i viteve shtatëdhjetë, Viktoria Euhenia Henao ishte një adoleshente si gjithë të tjerat, që nuk e dinte se ç’drejtim do të merrte jeta e saj kur u dashurua me Pablo Eskobar Gavirian. Për dy vite me radhë, gruaja dhe nëna e dy fëmijëve të kreut të kartelit të Medelinit, u zhyt në kujtimet e saj për të përjetuar prapë ato ngjarje të llahtarshme me të cilat u përball bashkë me njeriun, i cili, që nga viti 1982, e rrënoi Kolumbinë nëpërmjet një strategjie terrori, duke vrarë politikanë, gazetarë dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut, si dhe duke e përmbytur botën me kokainë. Pse u martua me Pablo Eskobarin? Pse nuk e braktisi kurrë dhe as e denoncoi? Viktoria Euhenia rrëfen me realizëm dhe në mënyrë rrëqethëse se ç’do të thoshte për të të jetonte në krah të njërit prej kriminelëve më të rrezikshëm e më të kërkuar të botës.

You are here: Te rritur Jeta dhe burgu im me Pablo Eskobarin