
Kur Dardanët “bënin ligjin” në Ballkan
Ky botim shënon përpjekjen e parë në këtë fushë për njohjen e plotë të historisë 2400- vjeçare që kaloi populli shqiptar i Kosovës. Në mënyrë sintetike, libri pasqyron rrugën e gjatë mijëravjeçare të Kosovës së sotme, e cila në antikitet njihej nga emri i fisit ilir Dardan. Banorët e këtij fisi shtriheshin në veri të Novi Pazarit, Nishit, në të gjithë Kosovën, Maqedoninë Veriore, si dhe në verilindje të Shqipërisë.
Që në lashtësi, kjo trevë vendosi kontakte kulturore me vendet fqinje, duke filluar në epokën neolitike, rreth 6000 vjet p.e.s. e më pas. Kjo kulturë depërtoi nga brigjet e Adriatikut, nëpërmjet luginave të lumenjve, si dhe një rrjeti rrugor që e lidhte Dardaninë me gadishullin Apenin.
Kultura materiale e përftuar nga gërmimet arkeologjike ka treguar se banorët dardanë kishin krijuar një njësi etnografike dhe kulturore, e cila ishte e njejtë me atë ilire në përgjithësi.
Në historinë e lashtë, Shteti Dardan shfaqet në shekullin e IV p.e.s., i cili, së bashku me mbretërinë ilire të Agronit, pësoi një rritje, e cila shprehet në rolin specifik që kjo mbretëri filloi në luajë në ngjarjet ndërkombëtare të asaj kohe. Mbretëria Dardane arrinte në veri deri te lumenjtë Vardar dhe Ibër me qytetin Nais (Nishin e sotëm), në jug kufiri shkonte deri te lumi Vardar, ndërsa në perëndim kufizohej me shtetin Ilir.
Libri është një dritare diturie dhe lirie për këdo e sidomos për personat e privuar nga liria.Leximi pa kufizim i publikimeve të ndryshme dhe përdorimi i bibliotekës në institucionet penitenciare shqiptare është jo vetëm një detyrim ligjor i sanksionuar në legjislacionin kombëtar dhe atë ndërkombëtar, por ai ndikon drejtpërsëdrejti në formimin kulturor dhe arsimor të personave të privuar nga liria, jep larmishmëri dhe pasuron programin ditor të veprimtarive në institucionet e mbyllura si edhe krijon një mjedis më të mirë në këto institucione. Leximi i ndihmon personat e privuar nga liria të sillen në mënyrë normale, ndërkohë që jetojnë në botën e mbyllur të paraburgimit/burgut.